Parlamenti i ri i Shqipërisë me 100 deputetë muslimanë (VIDEO)

Një prej temave realizuar nga Instituti i Studimeve Politike përmes projektit www.deputetim.al është përkatësia fetare e politikanëve që marrin vendime në emrin tonë. Ka zgjedhje vendore ku përkatësia fetare është kushti kryesor i kandidimit për një politikan, siç ka bashki ku përkatësia në besimin fetar në minorancë automatikisht sjell humbjen elektorale të tij.

Ne kemi disa parti demokristiane dhe disa parti me bazë besimin mysliman, si dhe dy parti me bazë ortodokse, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë asnjëherë më shumë se votat e nevojshme për një mandat parlamentar, kryesisht përmes ndihmës në koalicion politik me njërën nga dy partitë e mëdha, PS e PD. Partitë fetare nuk kanë sukses, legjislacioni ynë ka qenë kufizues për to, por ndikimet fetare kanë qenë e janë prezent në vendimmarrjen politike.

Konkretisht në parlament do të kemi 100 deputetë të besimit mysliman ose 72% të parlamentit, 23 deputetë të besimit ortodoks ose 16% të parlamentit dhe 17% të besimit katolik ose 11% të parlamentit.

Referuar qarqeve, pothuajse asnjë qark nuk ka ndarje të përputhshme me shifrat e INSTAT, megjithatë bien në dy të dhëna interesante, – si p.sh, në Durrës me një kryebashkiak ortodoks ky komunitet zë vendin e tretë në përfaqësim, me vetëm 7%

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply