Globus

Papa në Mianmar nuk përmend masakrat ndaj muslimanëve të Arakanit

Papa Françesku u takua me autoritetet e disa bashkësive fetare në Mianmar, duke theksuar rëndësinë e “unitetit në diversitet”, por nuk e përmendi tragjedinë e muslimanëve Rohinj që janë viktima të spastrimit etnik në pjesën veriore të këtij vendi, raporton Reuters.

Papa pati takim privat me udhëheqësin ushtarak në ditën e parë të vizitës së tij dhe pritet ta takoj kryetaren që ishte fituese e çmimit Nobel për Paqes, Aung San Suu Kyi.

Aung San Suu Kyi u përball me kritika të ashpra pasi më shumë se 600,000 pjesëtarë të pakicës muslimane u dëbuan në Bangladeshin fqinjë, gjë të cilën OKB e cilësoi shembull klasik të spastrimit etnik.

– Secili ka vlerat, thesaret dhe dallimet e veta. E gjithë kjo duhet të ndahet, dhe kjo është e mundur vetëm nëse jetojmë në paqe, dhe paqja po ndërtohet në ndryshimin e korit të përbashkët – tha Papa Françesku.

Burimi: FENA

(Breziiri)