Globus

Papa Francesku mbërrin në Majnamar: pritet nëse do përdorë termin “Rohingya” për muslimanët

Papa Francesku ka mbërritur në Majnamar në vizitën e parë papale në shtetin që akuzohet për spastrim etnik. Fokusi me gjasa do të jetë nëse ai do të përdorë termin “Rohingya” për të përshkruar komunitetin musliman të vendit.

Zyrtarët vendas e refuzojnë fuqishëm këtë term, duke pretenduar se mund të nxisë dhunë nëse papa e përdor atë. Ai ka takime me lideren de facto të Majnmarit, Aung San Suu Kyi, dhe kreun e Ushtrisë së vendit.

Papa më pas pritet të vizitojë Bangladeshin, dhe të takohet më një grup të vogël refugjatësh si një gjest simbolik. Kleriku 80-vjeçar është bërë i njohur tashmë për pikëpamjet e tij të moderuara dhe vullnetin për të denoncuar padrejtësitë globale.

Më shumë se 60 mijë njerëz janë larguar drejt Bangladeshit që nga gushti kur nisi shtypja e muslimanëve Rohingya nga ushtria e Majnamarit. /tesheshi.com/