Aktualitete

Pamja e hënes , është ritual apo jo ?

217views

Kjo është një pikë kyçe në çështjen e përcaktimit të fillimit të muajve Hixhri, ata që refuzojn llogaritjët astronomike e bëjne pikrisht për këtë arsye. Pamja e hënes është çështje rituali dhe nuk guxon në asnjë formë të lakohet nga të pamurit me sy, sepse Pejgamberi paqja qoftë mbi të urdhëronte duke thënë: Agjeroni me pamjen e hënes dhe beni bajram me pamjën e saj …

Kurse ata që lejojnë llogaritjën astronomike mendojnë se të pamurit është një mjet i ndryshueshëm për një qëllimi të pandryshueshëm , i cili është agjërimi i plotë i muajit, pa shtesë apo mungesë.

Nëse llogaritjët astronomike janë më të sakta në përcaktimin e këtij synimi , në të cilën sytë mund të lajthiten ,dëshmitarët mund edhe të akuzohen , do të duhej në këtë rastë të shkohet më opcionin e përcaktimit astronomikë.
Përcaktimi i çështjes tek shkenctarët e kësaj fushe(usulijunët) është si vijon :

Cila është arsyeja sheriatike agjërimit të Ramazanit, a është të pamurit e hënës, apo hyrja e muajit?
Nëse themi se pamja e hënes është shkaku që duhët të filloj agjerimi ,atëherë pamja e hanës është çështje rituali.Ndërsa nëse themi se agjerimi fillon me hyrjën e muajit , atëherë mund të përdorim ndonjë mënyrë tjetër për përcaktimin e hyrjës se muajit , sidomos kur ajo formë është më e sakt dhe ma precize.

Një pjesë e madhe dijetarëve bashkohorë mendojnë se arsyeja sheriatike e fillimit të agjërimit është hyrja e mujit ramazan , për këto arsye :

1. Pikëpamja e shumë komentuesve për ajetin: ” E kush (shehide) e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë”pra ,jo kush e sheh hënen ,por kush e jeton dhe edin se ka hyrë muaji..

2. Zoti i madhërishem kur flet për përbylljen e agjerimit dhe nuk e kemi pa hënen thotë: “Që të plotësoni numrin”, pra nëse nuk e shihni hënën plotësoni numrin e ditëve të mujit .Por qfarë është me rëndesi se nuk thotë të shihni hënen në ditën vazhdim,pasi i keni plotësu 30 ditë ,ҁfarë jep me kuptu se nuk është ma e rëndsishme të shiqoni hënen, pra hëna nuk është qellim në vete.

3. Të pamurit e hënes nuk mund të jetë një arsye e agjerimit , sepse thënja e Pejgamberit -paqja qoftë mbi të-. Ne jemi një komb i pashkolluar nuk lexojm dhe nuk matim… Ёshtë thënje qe është komentuar, pra është hulumtuar arsyeja e kësaj thënje , dhe si e tillë nuk mund të jetë më arsyetim i agjerimit .
Kur dihen rrethanat e kohës së Pejgamberi a.s., që i vetmi mjet për përcaktimin e ramazanit , ishte të pamurit e hënes me të syrin e thjesht .

Në të vërtetë këmbngulja në shikim e hënes me syrin e thjesht në përcaktimin e ramazanit flet për gabime të përmasave të frikshme të shteteve arabe dhe vendeve islamike në 50 vjet e fundit .Gabime keto qe i ka vërtetuar realitetit dhe studimet astronomike .

Pretëndimi i disave ,se dijetarët e me hershëm kanë patur koncenzuës për mos pranimin e përcaktimit astronomike nuk është në vendin e vetë dhe është tejet i manipuluar,dhe kjo për dy arsye :
E para , atë botë astronomia ishtë e përzier me astrologji dhe e dyta kjo shkencë ishte në fillet e saj dhe sigurisht qe nuk ishte e sakt dhe precize siҁ është sot.

Shkruan: Halil Avdulli