ShoqëriTrashëgimi

Pakistani arrin në 220 milionë banorë, i pesti më i populluar në botë

Pakistani ka kaluar Brazilin duke u bërë vendi i pestë më i populluar në botë. Popullsia në këtë shtet është rritur në 220 milionë banorë, sipas statistikave të fundit të publikuara të premten…

Pakistani ka kaluar Brazilin duke u bërë vendi i pestë më i populluar në botë. Popullsia në këtë shtet është rritur në 220 milionë banorë, sipas statistikave të fundit të publikuara të premten.

Në mars, vendi i Azisë Jugore zhvilloi censusin e tij të parë të popullsisë në dy dekada, mundësuar pas përmirësimit të sigurisë pas vitesh dhunë të lidhura me Al-Kaedën dhe talebanët.

Pakistani më parë ishte vendi i gjashtë më i populluar në botë, me një popullsi që vlerësohej në rreth 200 milionë para censusit, por tani ka kaluar Brazili duke arritur një popullsi prej 220 milionë banorësh.