Të ndryshme

Pagesa për lexim të Kuranit

2.17Kviews

PYETJA:

Esselamu alejkum!

Unë për çdo vit gjatë ramazanit bëj porosi që t’i lexohet hatme babait tim të ndjerë (rahmetli) dhe për të paguaj kompensim. Mirëpo, kohët e fundit kam lexuar në Takvim se është mëkat të paguhet para për të lexuar Kuran dhe të lexohet Kuran për para.

Meqë nuk kam mësuar të lexoj nga Kurani, ndërsa dëshira ime është të vazhdoj të porosis hatme për babain tim të ndjerë (rahmetli), ju lutëm më udhëzoni si të veproj në të ardhmen?
***** ***** *****

PËRGJIGJJA:

Alejkum selam!
Të vdekurve mund tu dhurohen sevapet e veprave të mira të cilat i bën dikush, siç janë sadaka, haxhi, umra, leximi i Kuranit … Nëse një person nuk di të lexoj Kuran, ai mund t’i kërkojë dikujt tjetër që të lexojë një pjesë ose tërë Kuranin dhe sevapet t’ia kushtojë të vdekurit, dhe për të t’i japë shpërblim (hedije). Kjo nuk duhet të shndërrohet në pazarllëk dhe shitje e leximit të Kuranit.

Fetva- ul-emin prof. dr. Enes Ljevaković /RIJASET.BA/

Përshtati: Miftar Ajdini