Osman Musliu: Çdo festë po provojnë të na e bëjnë me gjak

Imami i Drenasit, Osman Musliu, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se s’ka shqiptar që e pengon figura e Skënderbeut, porse nëse ai është mbuluar në një pjesë sot gjatë faljes së Kurban Bajramit në Tiranë, ashtu siç u raportua, atëherë kjo është bërë vetëm sa për të respektuar normat e fesë, pasi gjatë faljes nuk bën t’i drejtohemi asnjë figure, qoftë kjo pikturë, skulpturë, apo diçka tjetër.

Musliu, që është paraqitur me plis të bardhë në studio, pohoi se disa njerëz që s’ia duan të mirën myslimanëve, po provojnë që çdo festë ta “bëjnë me gjak”.

“Çdo festë po kanë tendencë të na bëjnë me gjak”.

“Ata kanë respektuar rregullat e fesë. Objekti që të shtynë të mendosh se je duke iu falur atij, atëherë duhet të mënjanohet”, ka shpjeguar Musliu. “Prandaj këtë veprim unë e arsyetoj”.

“Jam i bindur që shqiptarëve të Tiranës nuk iu ka penguar figura e Skënderbeut”.

Me këtë mbulim të figurës së Skenderbeut, nëse veç ka ndodhur, “asnjë shqiptar i besimit islam nuk e besoj që është fyer sot”, ka deklaruar Musliu.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply