Filozofi

Orientalizmi dhe sionizmi

705views

Fetiha Atije

Orientalizmi përfshin materiale shkencore të cilat përshkohen nga idetë e epërsisë evropiane me të gjitha ngjyrat e racizmit dhe imperializmit. Sionizmi perceptimin e tij për arabët e ka nxjerrë nga konceptet e orientalizmit dhe pastaj e ka zhvilluar atë duke u bazuar në perceptimin e tij racist. Orientalizmi është një vizion politik i realitetit të bazuar në promovimin e diferencës midis ‘NE’ apo Perëndimi (inteligjentët) dhe ‘ATA’ apo Lindja (kokëtrashët).

Perceptimin e epërsisë dhe racizmit Sionizmi e mishëroi që nga fillimi i krijimit të tij. Kështu në takimin e mbajtur nga Mark Sykes (si përfaqësues i qeverisë britanike) më 07. 02. 1917, me udhëheqësit e Sionizmit për shqyrtimin e kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre u përqendruan në pabarazinë me popullsinë arabe palestineze, meqenëse është vend i prapambetur, ndërsa të drejtat e barabarta duhet të ndërtohen në vendet e përparuara, kurse Palestina ka nevojë për tu zhvilluar. Ato (të drejtat e barabarta) ekzistojnë vetëm tek çifutët (evropianë). Kjo e dëshmon konceptin sionist të pikëpamjes orientaliste ndaj arabëve dhe muslimanëve.

Orientalizmi fsheh në vetvete, të qenët provë e kontrollit amerikano-evropian mbi Lindjen, më shumë se sa fjalim i sinqertë rreth Lindjes. Raportet midis Lindjes dhe Perëndimit janë raporte të forcës dhe kontrollit dhe të shkallëve të ndryshme të hegjemonisë së “përbërë”. Perceptimi orientalist i epërsisë konsiston në parimin: “Forca dhe shkopi janë mjeti më i mirë” dhe “Vërshëllima shpërndahet duke e zhdukur atë që qëndron në ballë”, si dhe duke e intensifikuar thënien e psikologut Frojd: “Popujt jo-evropianë janë gënjeshtarë, barbarë, të dhunshëm, përtacë dhe të prapambetur”. Kjo pikëpamje e orientalistëve ndaj palestinezëve reflektohet nga deklaratat e liderëve të Izraelit, si p.sh. kryeministri izraelit Isak Shamiri, në përgjigje të fillimit të Intifadës me gurë në vitin 1987, thotë: “Ne do t’ju nënshtrojmë brutalisht, …, ju jeni vetëm karkaleca në krahasim me Izraelin.” Në të njëjtën mënyrë, shohim në fushatën zgjedhore të vitit 2009, partia izraelite Shtëpia jonë e djathtë, miraton sloganin: “Vetëm Libermani kupton arabisht”, një metaforë se arabët e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës.

Kjo pikëpamje orientaliste e epërsisë u përkeqësua edhe më shumë në radhët e udhëheqësve izraelitë; aq shumë sa që çështja arriti deri sa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të thotë hapur (duke komentuar analogjinë që i bënë disa media izraelite incidentit të djegies së familjes Devabishe palestineze nga kolonët hebrenj, me disa nga aktet “terroriste” arabe) duke refuzuar analogjinë e terrorizmit hebre me “terrorizmin arab”, nën pretekstin se Izraeli është një shtet demokratik, ndryshe nga vendet arabe. Pavarësisht nga shëmtia e krimit me djegien e tërë familjes palestineze, duke përfshirë edhe foshnjën nga duart e kolonëve, mirëpo Netanjahu pretendon se nuk ka vend për stigmatizimin e këtij akti si terrorizëm. Siç shihet, Netanjahu këmbëngul në mos barazimin e hebreut me arabin, për ta ruajtur imazhin mendor të terrorizmit, që ai të jetë i ngjitur me arabin palestinez, pa i përfshirë ekstremistët hebrenj.

Institucionet sioniste e mbuluan këtë krim me fetva të disa rabinëve ekstremistë. Doli në pah se shumica e autorëve të sulmeve terroriste kundër palestinezëve janë ndjekës të rabinit Isak Gaznberg, i cili u bë i njohur me fetvanë e tij të cilat drejtpërsëdrejti nxisin vrasjen dhe vdekjen e palestinezëve.

Në fillim të vitit 2013, Gaznbergu e lëshoi një të ashtuquajtur “arsyetim juridik”, në të cilin ishin mbështetur organizatat terroriste hebreje “çmimi simbolik”, të cilat kanë kryer me dhjetëra sulme në territoret palestineze, nëpër fshatra dhe qytete, kishin djegur një numër të madh të xhamive dhe tre kisha në Bregun Perëndimor dhe në brendësi të qyteteve të banuara nga palestinezët. Sipas Gaznbergut, duhet të nënkuptohen krimet e “çmimit simbolik” si “një hyrje të natyrshme për shpëtimin e hebrenjve”, ku këto krime i numëron si “veprime nëpërmjet të cilave duhet të kalojë kombi para realizimit të shpëtimit.”

Nuk ka dyshim se ndër “veprat juridike” më të rrezikshme të hebrenjve të botuara kohëve të fundit, të cilat e justifikojnë vrasjen e arabëve, thjesht, vetëm pse janë arabë, pa bërë dallim në mes të fëmijëve dhe të rriturve, është libri “Ligji i Mbretit”, me autor rabinin Isak Shabira, i cili u botua në vitin 2009. Në Izrael një numër i njerëzve mendojnë se anëtarët e organizatave terroriste hebreje të cilët qëllimisht i dëmtojnë fëmijët palestinezë, janë të ndikuar nga libri “Ligji i Mbretit”, sepse ai përfshin “arsyetime juridike” të cilat detyrojnë vrasjen e foshnjave arabe me argumentin se ata kur të rritën do ta luftojnë Izraelin.
Prandaj, më mirë është të bëhet vrasja e tyre në fillim. Është ironike përkundër faktit se ky libër pasqyron çrregullime dhe të meta në moral, në vlera dhe në fe, dhjetëra rabinë e mbështetën atë, ndërsa një numër i anëtarëve të Këshillit Suprem të Rabinëve – që është organi më i madh fetar zyrtar në Izrael e quajtën “Kreativitet juridik.”

Pse orientalistët dhe sionistët janë të prirur t’i stigmatizojnë njerëzit e Lindjes me cilësi jo njerëzore? Pse është e rëndësishme që të konsolidohet ekuacioni “NE” dhe “ATA”? Përgjigja mund të gjendet në psikologjinë sociale, sepse kjo shkencë është përpjekur t’i shpjegojë disa nga sjelljet e publikut dhe mënyrën e transformimit në sjelljen e tyre, duke u transformuar nga sjellja racionale tek sjellja që nuk ka arsye dhe logjikë.
Në këtë mënyrë ata bëhen individë paqësorë jo të dhunshëm, plotësisht të kundërt. Me sa duket orientalizmi për t’ia hapur rrugën kolonializmit dhe sionizmit duhej që ta bindë publikun e tij “perëndimor” për të pranuar idenë e kontrollit mbi një popull tjetër “lindor”, madje edhe për ushtrim të dhunës ndaj tij. Dhe kjo nuk mund të ndodhë pa e zhveshur atë “tjetrin” nga cilësia njerëzore përmes cilësimit të tyre me cilësinë e prapambetjes dhe duke i krahasuar me kafshët. Kështu do të jemi nga njëra anë: “NE” të civilizuarit, inteligjentët dhe të shquarit, kurse në anën tjetër: “ATA” të prapambeturit, idiotët dhe të degjeneruarit, të cilët nuk e meritojnë jetën, madje nuk janë të denjë as për mëshirë gjatë vrasjes, siç është shprehur rabini Ovadia Yosef, në klasifikimin “NE” dhe “ATA”.
Gustave Le Bon në librin e tij “Psikologjia e publikut”, beson se publiku kanë një frymë të përbërë nga emocionet primitive të përkushtuara përmes besimeve të forta të cilat janë më larg nga të menduarit racional dhe logjik. Ai gjithashtu i nënshtrohet nxitjes dhe udhëzimit të njërit prej shoferëve apo drejtuesve i cili di t’ia imponojë atij vullnetin e vet.

Lideri i përdor imazhet sugjestive dhe logot në vend të ideve logjike dhe realiste për ta zotëruar dhe kontrolluar frymën e publikut. Le Bon mendon se ‘publiku psikologjik’ është një grumbull njerëzish që kalojnë një periudhë kohore nëpër kushte të ngjashme dhe transformohet në një bllok të ri që ka cilësi të ndryshme, pastaj individët mblidhen dhe formojnë një bllok mendor. Ky bllok ka cilësi të ndryshme nga cilësitë e individëve të shpërndarë, në këtë mënyrë publiku sillet në mënyrë të pandërgjegjshme ose irracionale.
Kështu do të gjejmë individë (pavarësisht nga niveli i tyre intelektual) të cilët e mbështesin publikun psikologjik dhe veprimet e tij vetëm pse ato vijnë nga publiku i tij, pavarësisht a janë ato veprime të drejta apo të gabueshme. Ai (individi) këto ide nuk ia nënshtron gjykimit mendor, thjesht sepse ato kanë dalë nga “publiku i tij psikologjik”, dhe kjo ndoshta, mund të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në SHBA pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, me rënien e viktimave civile të grave dhe fëmijëve në Afganistan dhe Irak, nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, ku disa statistika tregojnë vdekjen e më shumë se një milion njerëzve që nga fillimi i pushtimit amerikan në Irak.

islamonline.net

Nga gjuha arabe: Miftar Ajdini