Globus

Objektiv i forcave izraelite janë ambulancat, gazetarët dhe civilët

Fakti që ushtarët izraelitë i vënë në shënjestër personelin e ambulancave, gazetarët dhe civilët, tregon për një racizëm të radhës të forcave izraelite.

Për shkak të vendimit të Trump që ta pranojë Kudsin si kryeqytet izraelit, gjatë protestave në rripin e Gazës, forcat izraelite në objektiv kanë personelin e ambulancave, gazetarët dhe civilët të paarmatosur, njoftohet nga Ministria Palestineze për Shëndetësi.

“Fakti që ushtarët izraelit qëllimisht vënë në shënjstër personelin e ambulancave, gazetarët dhe civilët e paarmatosur është edhe një tregues i racizmit. Kjo situatë paraqet kërcënim të hapur për të drejtat ndërkombëtare”, thekson zëdhnësi i ministrisë palestineze, Esref al-Qudra.

Ai bën thirrje deri tek organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e të drejtave të njeriut për mbrojtjen e personelit të ndihmës së parë dhe civilëve të paarmatosur.

Në sulmet ajrore që kryen forcat izraelite në Rripin e Gazës, dje u vranë disa palestinezë ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

 

(Breziiri)