Hutbe

O umet, demonstro në adresë të gjatë!!!

536views

Një natë ramazani, halifin Omer (r.a.), e kishin ftuar për iftar. Në sofër kishin vendosur nimete të llojllojshme duke dashur t’i shprehnin mikpritje dhe respekt. Atë e gostitën edhe me qumësht të bletës. Kur ai e pa se ia kishin ofruar këtë qumësht, kërkoi që ta heqin nga sofra, duke mos dashur ta pinte.

“Pse ta heqim atë?”, e pyetën ata.

Ai u tha: „Kur ky Umet, i cili ka arritur shpëtimin, për të cilin e kam marrë mbi vete qeverisjen, të fillojnë në sofrat e tyre të pijnë qumësht të bletës, atëherë unë do të mund ta pijë atë pije! Derisa muslimanët, punët e të cilëve i kam pranuar, nuk mund të gjejnë as ujë pusi për të pirë, pirja e qumështit të bletës në këtë vend nuk mund të harmonizohet me drejtësinë islame! Unë jam nën një barrë të atillë që, nëse në tokë bie një pikë e gjakut për shkak të tiranisë, ajo pikë do të bëhet greminë e cila do ta gëlltisë Omerin.“

Omeri i këtillë, halifi el-Faruk, ka mund të jetë njeriu që në librat e mëparshme është përshkruar si personi, i cili do t’i merr çelësat e Jerusalemit, të qytetit nga i cili Pejgamberi (Muhamed) shkoi në Miraxh.

Për ta dorëzuar qytetin në duart e muslimanëve, banorët e Jerusalemit kishin vendosur një kusht të çuditshëm. Ata thanë: „Ne do ta dorëzojmë qytetin tek një njeri, përshkrimi i të cilit përputhet me atë që është në librat tanë të shenjtë.“ Ebu Ubejde për këtë e informoi halifin, i cili menjëherë u nis nga Medina për në Jerusalem.

Nga Medina u nis me shërbëtorin e tij dhe me një kalë në të cilin hipnin në mënyrë të alternuar. Para se të hynin në Kuds, erdhi radha që shërbëtori i Omerit do ishte hipur. Halifi hyri në qytet duke e tërhequr kalin.

Kur e pa këtë skenë patriarku Sofronije, tha: „Shteti juaj do të mbetet përgjithmonë, sepse pushteti i padrejtë zgjat për një kohë, kurse i drejti deri në Ditën e gjykimit.“

Për dallim nga patriarku, komandant i ushtrisë muslimane, Ebu Ubejde u zemërua nga kjo pamje dhe tha: „Nuk i ka hije halifit që në rroba të tilla dhe duke shkuar në këmbë t’i merr çelësat e Kudsit.“

Halifi e preku në gjoks dhe i tha: „Nëse këtë do të ma thoshte dikush tjetër nuk do të isha befasuar, por ti, o Ebu Ubejde, ti e din se ne kemi qenë të poshtëruar, të përbuzur dhe të dobët, pastaj Allahu na lartësoi me Islamin. Betohem në Allahun, se kurdoherë që kërkoni krenari jashtë Islamit, Allahu do t’ju përulë.“

Para se të hyjnë në Jerusalem, halifi Omer r.a. iu drejtua muslimanëve të tubuar:

„O njerëz, rregullojeni brendinë tuaj, do të rregullohet edhe e jashtmja juaj. Kujdesuni dhe punoni për ahiret, e nuk do t’ju mungojë as dynjaja. Kush dëshiron ta ndjejë aromën dhe kënaqësinë e xhenetit, le t’i përmbahet xhematit, sepse shejtani është me një njeri që është i vetmuar, nëse janë dy ai është më larg.“

Këto ditë, në të gjithë botën islame, e edhe më gjerë, po demonstrohet kundër vendimeve më të fundit të qendrave të mëdha të pushtetit në lidhje me Jerusalemin. Muslimanët, por edhe të tjerët, që janë qëllim mirë dhe të etur për drejtësi, nuk i pranojnë vendimet e të fuqishmëve, të cilat i poshtërojë disa, kurse në mënyrë të padrejtë dhe të pabazuar, atë që nuk ju takon ia japin të tjerëve. Këto reagimet e muslimanëve dhe të njerëzve tjerë qëllim mirë janë të arsyeshme.

Ne jemi mirënjohës për të gjithë ata që qëndruan në anën e drejtësisë dhe në mbrojtje të të shtypurve, por ne vetvetes në këto kohë të vështira për umetin duhet t’i themi:

„O pasues të Pejgamberit, o ju që Allahu ju ka quajtur muslimanë, o umeti për të cilin Allahu ka thënë se është umeti më i mirë, sepse urdhëroni të mirën dhe e pengoni të keqen, duhet të ndryshoni adresën ku po protestoni dhe ndaj kujt po i dërgoni mesazhet.

Detyra jonë është ta dëgjojmë fjalimin e Omerit dhe ta përmirësojmë brendinë tonë.

Detyra jonë është ta forcojmë fenë, ta forcojmë imanin, të lirohemi nga zilia, urrejtja, keqdashja, të lirohemi prej çdo gjëje që na dobëson dhe na bën të pafuqishëm në luftë për dinjitet.

Një popull që është në urrejtje ndaj njëri-tjetrit, në mosmarrëveshje, i ndarë në fraksione dhe që i nxjerr në pah dallimet medhhebore, nuk mund të jetë i respektuar nga askush, e sidomos nga armiqtë.

Detyra jonë është ta dëgjojmë fjalimin e Omerit dhe ta përmirësojmë të jashmen tonë. Ne është dashur qysh moti, kur them ne, dua të them Umeti, që të demonstrojmë kundër tiranisë në vendet muslimane, kundër mungesës së lirisë dhe kundër regjimeve jodemokratike.

Demonstratat tona duhet të jenë masive dhe të qëndrueshme deri sa të kuptojmë se rrëmuja në shtëpitë tona, në shoqëritë tona, na shkatërron. Për fat të keq, është e vërtetë se shoqëritë tona muslimane janë më të korruptuarat.

Për fat të keq, është e vërtetë gjithashtu, se më pak transparent në çdo gjë, në punësim dhe në vlerësimin e cilësisë, pikërisht jemi ne. Udhëheqësit tanë të padrejtë, mbretërit dhe princat, më së shumti të holla harrxhojnë në marrëzi dhe gjëra krejtësisht të padobishme, si në garat me deve, në piktura të shtrenjta, e kështu me radhë.

Demonstratat tona duhet të jenë masive dhe të qëndrueshme, dhe duhet të jenë të drejtuara kundër analfabetizmit dhe mosarsimimit. Të gjitha statistikat thonë se në planin global muslimanët janë më të paarsimuarit dhe se asnjë nga universitetet tona nuk është në 500-shin e parë.

Detyra jonë është ta dëgjojmë fjalimin e Omerit dhe t’i përmbahemi xhematit, bashkësisë, t’i përmbahemi litarit të Allahut, sepse në unitet është fuqia, me xhematin është mëshira e Allahut. Në favor të armiqve tanë shkon çdo ndarje e jonë, çdo shkatërrim i bashkësisë sonë islame, çdo aktivitet jashë xhematit, çdo bojkot i një vendi musliman ndaj një vendi tjetër musliman.

E gjithë kjo na bën të paaftë që të mbrohemi dhe na çon në poshtërim dhe humbje. Omeri r.a. nuk kishte as pallate as dhoma luksoze, as pasuri, as thesare. Ai dhe bashkëkohësit e tij e kishin Islamin. Ai i ngriti dhe u dha forcë. Nuk ka asnjë kuptim të demonstrohet duke qenë i dobët. Dobi do të kemi vetëm nëse i kthehemi vetvetes, nëse e ndryshojmë veten dhe nga dita në ditë forcohemi, në mënyrë që më në fund të na pyesin kur të vendosin për ne.

O Allahu i Plotfuqishëm, na ndihmo që liderët tanë dhe të gjithë ne ta ndjekim shembullin e Omerit r.a. Amin!

Hatib: Izet Camxhic

Përktheu: Miftar Ajdini