Globus

O muslimanë, lutuni për vëllezërit tanë në Siri

479views

O Zoti i Plotfuqishëm, Krijuesi i Tokës dhe Qiejve, I Forti, I Fuqishmi, I Gjithëpushtetshmi, Ti je e vërteta, premtimi Yt është i vërtetë, Xheneti është i vërtetë, Xhehenemi është i vërtetë, Dita e Gjykimit është e vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë, me emrin Tënd më të madh po të lutemi tu ndihmosh vëllezërve tanë muslimanë në Siri.
O Zoti ynë, ruaje jetën e tyre, nderin e tyre, pasurinë e tyre dhe fëmijët e tyre.
O Zoti ynë, të gjithë ata që ua duan të keqën vëllezërve dhe motrave tona në Siri, dhe muslimanëve të tjerë në mbarë botën, bëri që të merren me vetveten, dërgo mbi ta ushtrinë Tënde të cilën nuk e di askush përveç Teje.
O Zoti ynë, zullumqarët dhe tradhtarët i kanë kaluar të gjithë kufijtë në zullumin e tyre, andaj shkatërroji të gjithë ata dhe mos lë mbi tokë asnjë prej tyre.
O Zoti ynë, shkatërroje dhe mos t’i mbetët asnjë gjurmë regjimit dhe të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre e ndihmojnë atë.
O Zoti ynë, shkatërroje regjimin dhe aleatët e tij, dhe bëri dëshmi për ata që vijnë pas tyre, siç e shkatërrove Faraonin, dhe e bëre dëshmi për ata që erdhën pas tij.
O Zoti ynë, shkatërroji dhe mos tu mbetët asnjë gjurmë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre i ndihmojnë agresorët në Siri.
O Zoti ynë, Ti që kur don diçka vetëm thua: “Bëhu” dhe ajo bëhet, shkatërroje regjimin dhe aleatët e tij, dhe aty tregoje fuqinë Tënde.
O Zoti ynë, të gjithë i ngritën duart prej tyre, dhe atyre nuk u mbeti askush pos Teje, andaj ndihmoji ata dhe largoje prej tyre çdo vështirësi dhe fatkeqësi. Amin, ja Rabbel-alemin.

Përktheu: Miftar Ajdini