Fragmente

“Nuk e di…!

El-Kasim b. Muhamed, juristi (fakihu) i njohur i Medinës, ishte pyetur për një çështje, në të cilën ishte përgjigjur: “Nuk e di”.

Atëherë pyetësi kishte filluar t’i bëjë presion që të përgjigjej, ndërsa ai i kishte thënë:

“Nuk e di o robi Allahut, mos shiko në mjekrën time të gjatë dhe në atë që shumë njerëz janë mbledhur përreth meje! Unë nuk e di, pasha Allahun, më i kënaqur jam që të ma pritni gjuhën, sesa të flas për atë që nuk e di.”

(Përkthim: M. A.)