Norilski – Qyteti ku jetojnë muslimanët më verior në botë

Në Sibirin e largët, mes akullit siberian shtrihet qyteti industrial i cili në bazë të ndotjes është ndër qytetet më të ndotura në botë dhe për këtë shkak jeta e qytetarëve të Norilskit është dhjetë vjet më e shkurtër se e qytetarëve tjerë në Rusi.

Temperatura mesatare mujore në këtë qytet varion mes -27 deri në 14 gradë celsius, mirëpo ndonjëherë temperatura bie edhe në minus 53 gradë celsius sepse ky qytet është i mbuluar me borë 270 ditë gjatë vitit. Gjatë verës dielli nuk perëndon gjashtë javë të plota, aq sa zgjat edhe nata polare pas kësaj. Qyteti është themeluar në vitin 1920, po themelimi zyrtar është bërë në vitin 1935.

Në qytet gjenden sasi të mëdha të nikelit, bakrit dhe paladiumit, por rajoni është i pasur edhe me minerale dhe pasuri natyrore tjera. Qarkullimi vjetorë që nxirret nga industria dhe minatorët është afër 14 miliard dollarë, çka përbën 3% të GDP-së së Rusisë.

Në vitin 2001 Rusia të huajve ua ndaloi vizitën e Norilskit përveç bjellorusëve. Të tjerët që dëshirojnë ta vizitojnë qytetin duhet të kenë leje speciale.

Në qytet gjenden sasi të mëdha të niklit, bakrit dhe paladiumit, por rajoni është i pasur edhe me minerale dhe pasuri natyrore tjera. Qarkullimi vjetorë që nxiret nga industria dhe minatrorët është afër 14 miliard dollarë, cka përmbën 3% të GDP-së së Rusisë.
në vitin 2001 Rusia të huajve ua ndaloi vizitën e Norilskit përvec bjellorusëve. të tjerët që dëshirojnë ta vizitojnë qytetin duhet të kenë leje speciale.

Në këtë qytet ekziston edhe logori i punëtorëve ku në përgjithësi punojnë të burgosurit.

Numri momental i banorëve arrin në 175.000. Në mesin e banorëve gjenden edhe muslimanët tatar, të cilët janë edhe muslimanët më veriorë në botë. Sipas banorëve lokal në qytet dhe rrethinë jetojnë afër 50.00 muslimanë.

Xhaminë Noord Kamal, e ka ndërtuar tatari me emrin Mukhtad Bekmeyev në vitin 1998. Ai tani jeton në Soçi, 4000 km larg nga Norilski. Emri Noord Kamal që e mban xhamia, në fakt është emri i prindërve të tij. Në këtë xhami në namazin e xhumasë prezentojnë afër 600 xhematë.

Burimi: Dialogos.ba

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply