Njihuni me vendin në Arabinë Saudite ku Musai a.s. jetoi dhjetë vjet

Shumë pak njerëz dinë për vendin ku Musa a.s ka jetuar para se të bëhet Pejgamber dhe u dërgua t’ia shpjegoj fenë faraonit dhe popullit të tij. Të paktë janë edhe ata që kanë vizituar këtë vend edhe pse përmendet në Kuran. Rëndësia e këtij vendi lidhet edhe me se në emërtimin e tij gjendet edhe emri i Shuajbit a.s. pejgamberit të Zotit.

Kodrat e gdhendura qëndrojnë si dëshmitarë të historisë së pavdekshme që ka ndodhur në krahinën Al-Bida. Ky është një nga vendet historike në afërsi të Detit të Kuq. Magha’er Shuaib – shpellat e Shuajbit janë vende historike 225 km në veriperëndim të qytetit saudian Tabuk.

Musa a.s. erdhi në këtë vend pas ikjes së tij nga Egjipti dhe aty qëndroi dhjetë vjet, pasi që u bë dhëndër i pejgamberit tjetër të Zotit Shuajbit a.s.

Vendi ka ruajtur karakteristikat e tij historike me fasada të gdhendura. Dr Ahmed Al Aboudi, profesor në Departamentin e arkeologjisë në universitetin  mbreti Al – Saud, konsideron se vendi është më i vjetër edhe se Madaini, vendi i Salihut a.s.

Hulumtimet që janë bërë për këtë vend kanë treguar se Maghar’er Shuaib, që gjendet në krahinën saudiane Al-Bida, në fakt është Medjeni që përmendet në Kuran.

Gjithashtu, hulumtimet kanë vërtetuar se Maghar’er Shuaib është vendi ku ka jetuar Musai a.s. para pejgamberisë, për të cilin na tregon Kurani. “Vendi nuk është hulumtuar mjaftueshëm dhe deri tani nuk i është kushtuar vëmendja e merituar, përveç disa vizitave të zyrtarëve shtetërorë”, thotë Al-Aboudi duke sqaruar: “Emri, lokacioni dhe pamja na tregojnë se ky është vendi për të cilin flet kurani për Musain a.s. dhe Shuajbin a.s.

Për shkak të ngjashmërisë në stilin e ndërtimit mes Medainit dhe Magha’er Shuaib, shumë vëzhgues nuk janë të vetëdijshëm se ato janë dy vende të ndryshme  që kanë largësi prej 400 km drejt Detit të Kuq. Këto dy vende, gjithashtu, ngjajnë edhe me lokacionin “Petra” në Jordani, në kuptim të arkitekturës.

Tregimi për Musain dhe Shuajbin a.s.

Kurani në detaje e përmend historinë e Musait as. dhe se si ai iku nga Egjipti pas incidentit ku pa qëllim e mbyti njeriun e Faraonit. Musa a.s. shkoi në Medjen, që gjendej në anën tjetër të Detit të Kuq. Kur arriti tek një bunar, takoi dy vajzat që pritnin rendin e tyre për t’u dhënë ujë deleve të tyre. Musa a.s. u ofroi ndihmën e tij dhe u tërhoq më larg. Kur vajzat u kthyen tek babai i tyre Shuajbi a.s. i thanë që ta shpërblej për ndihmën e ofruar. Shuajbi a.s. e vërejti se Musa a.s. është një djalosh trim dhe i ndershëm, andaj e luti  të qëndroj me të tetë vjet dhe i ofroi martesë me njërën nga vajzat e tij. Musa a.s. pranoi dhe qëndroi aty 10 vjet.

Al-Aboudi konsideron se pikërisht vendi Magha’er Shuaib që gjendet në krahinën Al-Bida, vendi për të cilin flet Kurani se Musa a.s. kaloi dhjet vjet. Ai sqaron se pjesa veriperëndimore e Gadishullit arabik është zonë “që mban shumë sekrete dhe fsheh shumë mbetje të qytetërimeve të lashta.  Mirëpo, shumica nuk është zbuluar dhe eksploruar.

Orientalistët e kanë përmendur Magha’er Shuaib

Shumë orientalist, mes të cilëve Musil dhe Abdullah Philby, kanë dokumentuar ekzistimin e lokacionit Magha’er Shuaib në librat e tyre. Philby është ndalur edhe tek disa detaje në lidhje me lokacionin dhe lidhjen e tij me tregimin për Musain dhe Shuajbin a.s.

Burimi: Saff.ba

Përktheu: Arsim Dauti (Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply