Islamisitikë

Njerëzit janë të gatshëm të jetojnë jetë askete, por nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga pushteti

124views

Sufjan Thevriu ka thënë:

“Për asgjë nuk kam parë më pak asketizëm, modesti dhe sakrificë sesa për pushtet. Kam takuar njerëz të cilët ishin të gatshëm ta lënë ushqimin, pijet dhe pasurinë, të cilët kanë veshur rroba të vjetra dhe kanë jetuar jetë askete, por nëse kanë pasur ndonjë detyrë shtetërore, dhe nëse është dashur të hiqen nga ajo pozitë, ata me të gjitha mjetet e kanë mbrojtur pozitën e tyre dhe për këtë madje edhe armiqësisht janë sjellë me njerëzit.”

Transmetohet nga Ata’ ibn Seleme se ka thënë:

“Kur Mehdiu (nga dinastia Abaside) u bë halif, dërgoi për ta thirrë dijetarin e famshëm Sufjan Thevriun. Kur Sufjani hyri tek ai, halifi Mehdi e hoqi unazën e tij mbretërore dhe e hodhi para Sufjanit, duke i thënë: “O Ebu Abdullah! Merre unazën time dhe gjykoji njerëzit sipas Kuranit dhe Sunnetit!”

Sufjan Eth-Thevriu ia ktheu unazën halifit dhe i tha: “O udhëheqësi i besimtarëve, a kam leje të flas?”
“Po”, u përgjigj halifi.
Atëherë Sufjani i tha: “Ju lutem mos mi dërgoni njerëzit tuaj pas meje, derisa unë vetë nuk vij dhe mos më jepni asgjë, derisa unë nuk kërkoj prej jush!” Halifi Mehdi, me atë rast, shumë u zemërua dhe shkoi.
Kur Sufjani doli me shokët e tij nga pallati i halifit, ata i thanë: “Çka të pengoi ty që mos ta pranosh unazën e halifit dhe ta marrësh përsipër detyrën e kadiut kryesor?”
Sufjani u përgjigj: “Unë nuk i frikësohem nënçmimit nga sundimtarët, por i frikësohem nderimit të tyre ndaj meje, dhe unë pastaj, për shkak të kësaj, duhet t’i heshti dhe tolerojë mëkatet dhe gabimet e tyre.”

Nuk kam dëgjuar shembull më të mirë për dijetarët dhe sundimtarët sesa ai që përmendet në përralla me gjuhën e dhelprës, e cila thotë: “Kam ditur më shumë se 70 mënyra sesi të lirohem dhe shpëtojë nga qeni, por nuk ka mashtrim më të mirë sesa që unë mos ta shohë qenin dhe ai të mos më sheh mua.”

Përshtati: Miftar Ajdini