Një ngjarje me imamin hanefi, Muhamed Samarkandin

Muhamed Samarkandi, njëri nga zërat më të rëndësishëm të dijetarëve hanefi që kanë jetuar në kohën e Karahanllëve, u lind në Samarkand në vitin 1073 dhe studioi në Buhara. Ndër nxënësit më të suksesshëm që imam Samarkandi ka përgatitur në aktivitetin e tij, vijnë e bija Fatimeja dhe dhëndri, Ebubekir el-Kasani.

Samarkandiu, i cili vdiq në Buhara më 1144, ishte një dijetar me zë në Usul dhe Kelam. Ai konsiderohet ndër autoritetet më të shquara në shkollën Meaveraunnehri Samerkant. Vepra “Tuhafetu-l-fukaha” që ai shkroi, përmendet si një ndër veprat më të rëndësishme në fushën e fikhut (Jurisprudencës islame). Duke u mbështetur në veprën në fjalë, dhëndri i tij, Kasani, shkroi më pas veprën “Bedaiu’s-Sunaji”.

Nxënësi i imam Samarkandiut, Ebubekir el-Kasani, i cili i kishte tërhequr vëmendjen shpesh me zellin dhe devotshmërinë e tij, një ditë kërkoi dorën e Fatimes, vazjës së hoxhës.

Përgjigjja e hoxhës ndaj kërkesës së nxënësit të tij të tërheq vëmendjen: “Duhet të jesh i përafërt në dije me vajzën time, nëse ke menduar të kërkosh dorën e saj dhe këtë unë nuk mund ta di…”

Kjo i erdhi rënd Kasanit, i cili, pa  u vonuar, pyeti:

“Zotëri, çfarë dëshironi të bëj për t’ju treguar nëse jam apo jo i denjë për vajzën tuaj?”

Përgjigjja e mësuesit ishte gati:

“Nëse bën shpjegimin e Tuhfetu-l-fukaha-së dhe arrin ta bësh edhe vajzën time, Fatimen, që ta pëlqejë këtë, atëherë unë dotë  jem i detyruar të pranojë kërkesën tënde.”

Kësisoji, i riu, Kasani, u detyrua të mos njihte më ditë e natë dhe të punonte shumë për hedhur në dritë veprën e njohur “Bedaiu-s-Sanaji”, një kopje e së cilës gjendet sot në bibliotekën e Sulejmanijes. Pasi imam Samarkandi vuri re shpjegime të gjëra dhe me vlerë të veprës se vet, ia dorëzoi edhe të bijës, që ta vlerësonte edhe ajo. Edhe e bija e cila ishte një dijetare në fikh, e pëlqeu shumë veprën. Dhe në këtë mënyrë, nxënësi i ri fitoi të drejtën të martohej me vajzën e hoxhës, Fatimenë.

Kjo është edhe arsyeja që shpesh në tubimet e dijetarëve thuhej shprehja:

“Shpjegoi Tuhfenë e hoxhës së tij dhe i mori vajzën.” Gjithashtu, përmendet se imam Samarkandi e pëlqeu aq shumë veprën e nxënësit sa që e pranoi atë si mehër për vajzën e tij, Fatimen, e cila ishte një dijetare në fushën e fikhut (jurisprudencës islame).

(Etika | Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply