Globus

Një ndër krerët e AfD-së anti-Islame bëhet musliman

468views

Një anëtar elitës udhëheqëse të Alternativës për Gjermaninë (AfD), një parti me prirje anti-muslimane,   është konvertuar në Islam. Konfirmin për këtë zhvillim të papritur e dha vetë zyra e shtypit të kësaj partie të ekstremit të djathtë.

“Partia nuk ka problem me këtë,” tha zëdhënësi i AfD-së, Daniel Friese në shtetin lindor të Brandenburgut. Ai po konfirmonte një raport në të përditshmen Der Tagesspiegel se anëtari i bordit të partisë, Arthur Wagner ishte konvertuar në Islam.

Dhe si për ta amortizuar paksa goditjen, Friese tha se partia kombëtare e AfD-së përfshinte grupe që përfaqësonin interesat e muslimanëve, të krishterëve dhe homoseksualëve.

AfD hyri në Bundestag pas marrjes së mbështetjes në zgjedhjet kombëtare të shtatorit, duke patur një platformë anti-islame që kërkonte kontrolle më të rrepta kufitare, për të frenuar numrin e refugjatëve dhe emigrantëve që hynë në Gjermani. /tesheshi.com/