Një mësim interesant nga tregimi i Musait a.s. me Hidrin

Çfarë bëni ju kur gaboni rrugën e drejtë?

Tregimi për Musain a.s. dhe takimin e tij me Hidrin më kujton një mësim të thellë, një nga shumë mësime tjera.

Derisa Musai a.s. flinte, bashkudhëtari e pa se si peshku del nga qesja dhe lëshohet në ujë, megjithatë, harroi ti tregoi të dërguarit të Zotit, Musait a.s. Këtë ia tha shumë vonë, kur ishin larguar nga rruga ku duhej të shkonin.

Kur Musa a.a. e kuptoi se ka shkuar larg nga vendi ku u urdhërua të shkoj, u kthyen duke shikuar gjurmët deri tek vendi ku peshku hyri në ujë. Ai nuk e qortoi shokun e vet, e as që u ankua pse kishte gabuar rrugën. Ajo që ndodhi,ndodhi, ishte vullneti i Zotit.

Sjellja e Musait a.s. ishte sjellje e një njeriu që është i kënaqur me caktimin e Allahut. Kur kuptoi se ka gabuar rrugën, morri të gjitha masat që të kthehet në rrugën e duhur. Ky është një mësim për të gjithë ne.

Në këtë jetë, shumë prej nesh zgjedhin rrugën e gabuar, mirëpo frikohen, apo u vjen turp të korrigjojnë gabimet e tyre. Kur njeriu kupton se k gabuar, duhet menjëherë të kthehet në rrugën e duhur. Këtë nuk duhet ta konsideroj si humbje, sepse ajo është fitore.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm: