Një buqetë me lule për nënën

Një burrë ndaloi në një dyqan lulesh për të porositur disa lule që t’ia dërgonte me postë nënës së tij, e cila jetonte 200 km larg.

Teksa po dilte nga makina vuri re një vajzë të vogël që ishte ulur buzë trotuarit duke qarë me dënesë.

Ai e pyeti atë se çfarë kishte, ndërsa ajo u përgjigj: “Doja të blija një trëndafil të kuq për nënën time, por kam vetëm 50 lekë, ai kushton 100 lekë.

Burri buzëqeshi dhe i tha: “Eja me mua. Do të ta blej unë trëndafilin.” Ai i bleu trëndafilin vajzës dhe porositi lulet për nënën e tij.
Teksa po largoheshin, ai i ofroi vajzës ta shoqëronte deri në shtëpi. Ajo i tha: “A mund të më dërgosh te nëna ime?”

Ajo e drejtoi burrin drejt e te varrezat, ku vendosi trëndafilin e saj në një varr të gërmuar kohët e fundit.

Burri u kthye në dyqanin e luleve, anuloi dërgimin me postë, zgjodhi një buqetë të madhe dhe udhëtoi 200 km drejt shtëpisë së nënës së tij.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply