Kuran

Një ajet i bukur i Kur’anit famëlartë, shiko e mos u habit…

Kur’ani është një libër i bukur dhe me plotë të dhëna interesante, sidomos me plotë kuriozitete në aspekt të gjuhës, të ndërthurjes dhe të përmbajtjes.

Ja një ajet prej ajeteve të sures Kasas, e 28-ta me radhë, ajeti 7.

“Ne nënën e Musait e inspiruam: t’i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.” (Kasas, 7)

Dy urdhra: Jepi gji dhe hidhe në lum.
Dy ndalesat: Mos u frikëso dhe mos u pikëllo.
Dy shpresat: Do ta kthejmë ty dhe do ta bëjmë të dërguar.

Përgatiti: Mehas Alija

(Breziiri)