Nga moti i lig rrëzohet minarja e xhamisë në Sfillare të Komunës së Sarajit (VIDEO)

Moti i ligë që kaploi gjatë darkës për pak minuta vendin tonë, shkaktoi goxha dëme në rajonin e Shkupit.

Kështu më i godituri del të jetë fshati Sfillare e Epërme, ku era e fuqishme shkaktoi dëme në prona private, por edhe minaren e xhamisë e rrëzoi për tokë. Për fat të mirë, asnjë nuk është lënduar.

“Ajo ka qenë një periudhë shumë e shkurtër, afër një minutë, por ajo ka ardhur nga ana e Zotit, e shihni edhe vet se si janë dëmet, ka shkatërruar çati, minaren e xhamisë, e shumë dëme nëpër shtëpi…në njerëz nuk ka, ajo është më kryesorja, por dëme nëpër kulme besoj që 90% ka”, deklaroi një banor i fshatit.

Pamjet filmike i sjell radio televisioni RTV21.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply