Nga fshehtësitë e arta të Kur‘anit

Në surën 18 të Kur’anit, prej ajetit 9 fillon rrëfimi për të rinjtë e shpellës dhe vazhdon deri në ajetin 26, kurse në ajetin 25 tregon se ata në shpellë qëndruan 309 vjet. Është interesant se prej fjalës ku fillon rrëfimi, e deri te fjala ku tregon numrin 309, gjithësej janë 309 fjalë.

Sureja e Kur’anit „Milingonat“, është e 27-ta me rradhë. Ajo ka 93 ajete, dhe fillon me dy shkronja Ta Sin (T S). Nëse e shikojmë se sa herë është përdorë shkronja T në të gjithë fjalët e sures, do të del se është përdorur 27 herë, ndërsa shkronja S, 93 herë, që është e barabartë sa vetë numri rëndorë i sures 27 dhe numri i ajeteve të sures me 93.

Fjala “Salatihim” – namazet e tyre, në Kur’an përmendet 5 herë, po aq herë edhe duhet të falim namaze gjatë ditës.

Kur’ani ka 6236 ajete. Numri i parë “6” nënkupton gjashtë ajetet e para të sures Fatiha, numri “6” i mbrami, nënkupton gjashtë ajetet e sures së fundit En-Nas, kurse numri “23” në mes, nënkupton periudhën e shpalljes së Kur’anit, që ka zgjatur 23 vjet. Kur’ani fillon me suren Fatiha, kurse mbaron me suren en-Nas.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply