Nesër fillon matja dimërore e kohës

Prej sonte në orën 3 pas mesnate fillon matja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të shkojnë një orë prapa, nga ora 03:00 në orën 02:00, raporton Anadolu Agency (AA).

Matja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit kur fillon matja verore e kohës.

Kalimi nga koha e verës në atë të dimrit për herë të parë u shënua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.

Artikuj të ngjashëm: