Nesër është dita e Ashures, ja çfarë duhet bërë…

Këtë vit dita e ashuras i bie ditën e shtunë më 30 shtator 2017. Atëherë është synet që të agjërohet dita e premte dhe dita e shtunë. E Kush nuk ka mundur ta agjëron edhe të premten, le ta agjëron të dielen.

Dita e ASHURAS është dita e dhjetë e muajit islamik Muharrem. Kjo ditë njihet si dita kur Allahu i madhëruar e shpëtoi Pejgamberin Musa a.s. dhe popullin e tij nga Faraoni dhe zullumet e tij.

Kur Muhamedi a.s. u shpërngul në Medine, i gjeti Jehudët që e agjëronin këtë ditë. Andaj Muhamedi a.s. i tha shokëve të tij se vitin tjetër do ta agjërojmë edhe ditën e nëntë bashkë me të dhjetën ( që të mos i imitojnë Jehudët vetëm me ditën e dhjetë ). Nga ky vendim, dita e ASHURAS përkujtohet nga Muslimanët, me agjërim të ditës së nëntë dhe ditës së dhjetë të muajit Muharrem (ditën e ashuras ) sipas hadithit të Muhamedit a.s.

Prej dijetarëve kanë thënë se: Nëse mundet le ti agjëron tri dita: Ditën e ashuras dhe një ditë para dhe një ditë pas saj.

Këtë vit dita e ashuras i bie ditën e shtunë më 30 shtator 2017. Atëherë është synet që të agjërohet dita e premte dhe dita e shtunë. E Kush nuk ka mundur ta agjëron edhe të premten, le ta agjëron të dielen.

Në ditën e ASHURAS është synet që të përgatitet ushqim i veçantë, ëmbëlsira etj., për antarët e familjes, por dhe të shpërndahet ushqim sadakë për të tjerët gjatë kësaj dite, ashtu siç kanë vepruar gati të gjitha gjeneratat e historisë islame.

Gjithashtu, preferohet që të lexojmë dhe të njihemi me Pejgamberin Musa a.s., jetën e tij, popullin e tij, dhe Faraonin me zullumet e tij ndaj atij populli.

Allahu ua mundësoftë dhe ua pranoftë agjërimin e këtyre ditëve. Amin!

Përgatiti: Ragmi Destani

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply