Opinione

Nëse dëshironi ta ndaloni krizën në shoqëri, lidhni “gomarët” tuaj

1.08Kviews

Dje lexova një përrallë qesharake por mësimdhënëse. Gjegjësisht, në përrallë përmendet se gomari ishte lidhur për një peme, kështu që erdhi shejtani dhe e zgjidhi litarin. Gomari vajti tek ara e fqinjit dhe hëngër dhe shkatërroi gjithçka. Gruaja e fshatarit kur e vërejti çfarë ka bërë gomari me të mbjellat e tyre, mori pushkën e burrit të saj dhe e vrau gomarin. Pronari i gomarit e dëgjoi krismën, dhe i irrituar duke parë gjakun që derdhej vërdallë nga gomari i tij, mori pushkën dhe vrau gruan e fqinjit. Kur fqinji u kthye në shtëpi dhe e pa gruan e vdekur dhe gomarin e fqinjit, mori pushkën dhe e vrau atë.
Më vonë shejtani u pyet: “Çfarë ke bërë?” Ai u përgjigj: “Asgjë, përveç se që e zgjidha gomarin”.

Njerëzit e arsyeshëm e dinë që gomarllëku nuk është i lidhur ekskluzivisht me krijesën katërkëmbëshe, por që kjo është cilësi e shumë njerëzve. Derisa “gomarët” e tillë janë të lidhur, bota është në qetësi. Megjithatë, atë çast kur ai zgjidhet apo i këputet litari, pasojnë shkatërrimi i të mbjellave, tokës dhe njerëzve. Dhe populli i cili i zgjidh ata “gomarë”, duke e ditur gomarllëkun e tyre, simbolizon shejtanin dhe për këtë do të jetë përgjegjës.

Krizat botërore për të cilat jemi dëshmitarë, nuk do të kishin përfshirjen e tillë armiqësore sikur “gomarët” të mbeteshin lidhur. Por, ne i kemi zgjidhur dhe tani ata shkatërrojnë gjithandej, bëjnë krime dhe ngatërresa në tokë, në veçanti udhëheqësit politik me cilësi gomari, por edhe mediet (gazetarët) dhe individët të cilët i shfrytëzojnë mediet, në veçanti rrjetet sociale, u ndihmojnë “gomarëve” të bëjnë dëm dhe krizë të madhe. Sepse, çfarë mund të prish një “gomar”, njëqind të mençur nuk e rregullojnë dot, e lëre më kur askush nuk ndërmerr asgjë.

Të tillë harrojnë se liria është përgjegjësi dhe jo lirim nga përgjegjësia. Njeriu është i lirë aq sa është i vetëdijshëm për përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat e tij. Prandaj ndalimi i zgjidhjes së “gomarëve” është krejtësisht e ndaluar, sikur edhe ndalesa ti furnizosh me armë të çmendurit. Dhe, nëse njerëzit duan ta ndalojnë krizën, atëherë së pari duhet t’i lidhin “gomarët” e tyre.

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi
[BreziiRi]