Në vend të veturës vendos për haxhin dhe hixhabin

Në Haxh mund të takosh persona të cilët, me tregimet e jetës së tyre, njeriut i zgjojnë emocione të veçanta dhe bëjnë që ta shqyrtojë përditshmërinë e tij.

Vendimet e tyre i konsiderojmë të veçanta dhe të mëdha, çka edhe janë, mirëpo harrojmë që nga to të marrim mesazhin se jemi ne ata që duhet të marrim vendime të mëdha dhe të rëndësishme për të ardhmen tonë si besimtar dhe besimtare.

Në xhaminë e Pejgamberit a.s. mbajtëm një bisedë të shkurtër me vajzën e re, Jasminen (23), e cila në vend që të blej vuturë vendosi të vij në Haxh.

Para disa muajve babai më dha para të blej një veturë dhe vërtet doja të blej një. Vizitova qytete të ndryshme në BIH duke kërkuar një veturë, mirëpo nuk gjeja dot ashtu siç dëshiroja. Gjatë gjithë kohës që kërkoja, kisha në ndjenjë se kjo nuk është që më kënaq. Ajo ndjenjë më zgjonte dëshirën për të shkuar në Haxh, dhe çdo ditë që shkonim të kërkonim veturë, ndjeja se nuk duhet ta blej por të shkoj në Haxh. Një ditë u kthyem në shtëpi dhe definitivisht vendosa të shkojë në haxh, thotë Jasmina.

Jasmina e dinte se babai i saj donte të shkonte në haxh, andaj i tha se ka vendosur të shkoj me të kur t’i jepej rasti.

“E dija që babai donte të shkonte në Haxh, mirëpo jo këtë vit. Kur i thash se paratë e veturës dëshiroj t’i harxhoj për në haxh, bëri gjithçka që të vijmë këtë vit, sepse unë nuk mund të shkoj vet.”

Ky nuk është vendimi i vetëm i vajzës së re. E pyetëm se a e mban hixhabin kur është në BIH, ndërsa ajo tha: “Kur vendosa të vij në haxh, vendosa edhe për hixhabin i cili tani është pjesë përbërse e jetës dhe identitetit tim.
Na interesoj se si ka qenë reagimi i shoqërisë për këto vedime të saja.

“Kishte komente pozitive por kishte edhe komente të tipit: “Akoma je e re, nuk të duhet kjo. Unë e pyes veten, kur, nëse jo sot. Kush më garanton se do të jetoj nesër?

Burimi: Preporod.com

Perktheu: Breziiri

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply