Në Tetovë bëhet duaja dhe përcjellja e haxhilerëve

Më datë 24.08.2017 ( enjte), pas namazit të akshamit në Xhaminë Eski- Tetovë, Myftinia e Tetovës organizoi dua haxhi të përbashkët për nijetlinjtë që kanë vendosur të shkojnë në haxh këtë vit.

Ndërkaq për nderë të nijetlinjëve u lexuan disa pjesë nga Kur’ani Famëlartë, dhe ilahi nga hoxhallarë eminent të Myftinisë së Tetovës.

Fjalimin e rastit më mungesë të Myftiut të Tetovës e mbajti Kryeimami i Myftinisë së Tetovës Mr. Ejup ef. selmani, ndërsa duan e Haxhit e bëri ish Myftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati.

Myftinia e Tetovës të gjithë haxhilerëve u dëshiron rrugë të mbarë.

Dhashtë Allahu Fuqiplotë që të gjithë të kthehen shëdoshë e mirë dhe me haxh të pranuar.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply