Globus

Në qytetet britanike mund të shihen më shumë fëmijë muslimanë se sa krishterë

536views

Numri i fëmijëve muslimanë në disa qytete britanike shpejt e ka kaluar numrin e fëmijëve të krishterë, sipas statistikës së natalitetit e cila e zbulon një ndryshim të rëndësishëm demografik në vend.

Daily Mail raporton se statistikat e fundit, të nxjerra nga regjistrimi i vitit 2011, tregojnë se nga 278.623 e të rinjve, në qytetin e dytë më të madh në Britani, Birmingham, 97.099 janë regjistruar si muslimanë, krahasuar me 93,828 si të krishterë.

Ndërkohë, në Bradford, 52.135 fëmijë, që përbëjnë 45 për qind të totalit, janë muslimanë, krahasuar me 47.144 të krishterë. Qyteti Leicester ka 22.693 fëmijë muslimanë në krahasim me 18.190 fëmijë të krishterë.

Dallimi më i madh është në lagjen Tower Hamlets të Londrës, ku 62 për qind e fëmijëve janë rritur nga muslimanët. Të krishterët në qytet tejkaluan dukshëm 34.597 në vetëm 8.995.

Përshtati: Miftar Ajdini

(Breziiri)