Globus

Në Kanada i vihet zjarri një xhamie

66views

Ndaj një xhamie në qytetin Edmondton të provincës Alberta të Kanadasë është ndërmarrë një zjarrvënie në tentativë. Policia Mbretërore e Kanadasë (RCMP) njoftoi se ditën e shtunë ndaj xhamisë së komunitetit islam në qytezën Edson është ndërmarrë një zjarrvënie në tentativë.

Në deklaratë u tha se zjarri që filloi me hedhje të benzinës në hyrje të xhamisë u fik pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, ndërsa në ngjarje nuk pati të lënduar. Bëhet e ditur se hetimet për kapjen e sulmuesit/ve vazhdojnë ende.