Në botë 264 milionë fëmijë të privuar nga arsimi

Organizata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (UNESCO) e Kombeve të Bashkuara raportoi se 264 milionë fëmijë në mbarë botën janë të privuar nga arsimi formal, transmeton Anadolu Agency (AA).

UNESCO ka publikuar Raportin e Monitorimit të Edukimit Global, i cili synon të monitorojë zhvillimet në çështjen e Objektivit të 4-t të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), në fushën e arsimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në raport theksohet se numri i fëmijëve që nuk janë shkolluar gjatë moshës shkollore në mbarë botën nuk është mundur të reduktohet në nivelin e dëshiruar pas rënies së shpejtë në fillim të viteve 2000.

Artikuj të ngjashëm: