Në Austri fillon të zbatohet ligji kundër mbulimit të fytyrës

Policia e shtetit të Austrisë nga dje ka filluar të zbatojë ligjin e ndalesës që ka të bëjë me mbulimin e fytyrës apo për ato gra që bartin burkan dhe nikabin.

Kështu, pra, që nga dita e parë, siç raporton portali „Der Standard“, policia e vendin ka shqiptuar 27 vërejtje dhe dy dënime.

Sipas ligjit, secili njeri që publikisht e mbulon fytyrën e tij, ka për t’u dënuar me 150 euro.

Nga ana tjetër, për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit, dje, përpara ndërtesës së parlamentit, ka pasur protesta, me ç’rast nga ana e policisë ka pasur intervenime dhe dy veta janë sanksionuar.

Agjencia austriake „Apa“ ka përgatitur një grafit interesant që tregon se çfarë është e lejuar dhe çfarë e ndaluar, ku gratë me shami, mjekët, mjeshtërit dhe njerëzit e vizatuar gjatë ditëve të shënuara, kanë të drejtë të dalin publikisht, kurse ata që mbulojnë tërësisht apo pjesërisht fytyrën, një gjë e tillë ju ndalohet.

Ja grafiti:

 

 

 
(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply