Në 7 muaj Stambollin e vizituan rreth 6 milionë turistë të huaj

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës në periudhën janar-korrik 2017 Stambollin e kanë vizituar gjithsej 5.704.702 turistë të huaj

Që nga muaji janar e deri në korrik të këtij viti qytetin e Stambollit e kanë vizituar 5.704.702 turistë të huaj, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Në njoftimin e Ministrisë theksohet se Stambolli, i cili njihet për pallatin Topkapi, muzeun e Shën Sofisë dhe shumë monumente tjera, renditet në mesin e qyteteve më të vizituara në botë.

Të dhënat tregojnë se në korrik të këtij viti Stambollin e kanë vizituar 1.319.549 turistë, shifër që është për 42,7 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Qytetin e shtrirë në të dyja anë e Bosforit në shtatë muajt e parë të këtij viti e kanë vizituar 6.3 për qind më shumë turistë të huaj krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më së shumti vizitorë ka pasur nga Gjermania (538.945 turistë), të ndjekur nga turistët nga Irani (427.018 turistë) dhe Arabia Saudite (294.401 turistë).

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply