Islamisitikë

Ndaluni nga paragjykimet e zakonshme të Ramazanit

398views

Kur e shihni një vajzë me reputacion të keq në fakultet që ka vendosur shaminë dhe fal namaz gjatë ramazanit, kjo nuk është ‘përpjekje e shenjtores’. Ky është thelbi i besimit.

Kur e shihni një djalë i cili heq dorë nga kafeneja, e lë gotën e alkoolit, dhe e zëvendëson gjatë ramazanit dëgjimin e muzikës me Librin e Allahut – kjo nuk është e rrejshme. Ky është kulmi i besimit.

Kur i shihni njerëzit duke e marrë Kuranin nga raftet me pluhur dhe e lexojnë për herë të parë në vit – kjo nuk është ‘tipike’. Ky është besimi i sinqertë.

Kur e shihni dikë që gjatë ramazanit shpërndanë literaturë me përmbajtje islame, pavarësisht nga mangësitë e tij – këto nuk janë standarde të dyfishta. Kjo është shenjë se në zemrën e tij ka dritë.

Kur shihni se dikush po lexon Kuran me zë të bukur pa njohjen e texhvidit, kjo nuk është e turpshme. Kjo është dëshmi e bukurisë që gjendet në shpirtin e tij.

Kur shihni se xhamitë që gjatë gjithë vitit ishin bosh, po mbushen gjatë muajit të bekuar, kjo nuk është hipokrizi. Kjo është shenjë se e vërteta ende ekziston brenda komunitetit.

Ndoshta këtë vit, një vepër e një personi që ju e karakterizoni si ‘musliman i ramazanit’ mund t’i mbizotëron të gjitha ibadetet dhe veprat e mira që i keni bërë gjatë gjithë jetës. Ne të gjithë kemi momente në jetë kur gjërat na kanë ‘klikuar’ dhe ne jemi nderuar me udhëzim.

Nëse Allahu i Plotfuqishëm mund ta falë prostitutën, vrasësin masiv dhe hajdutin dhe e çon në xhenet për shkak të sinqeritetit, pse atëherë mendoni se nuk mund t’i falë vajzat pa shami, vëllezërit pa texhvid, djemtë që nuk falin namaz dhe ‘muslimanët e ramazanit” dhe t’i udhëzojë për shkak të sinqeritetit të tyre?

//Muhamed Aslam – IslamBosna.ba//

Përshtati: Miftar Ajdini