Namazi në dhjetë pika, ja si ta kryeni atë më mirë

Jusuf Xhafiç

Namazi është njëri nga adhurimet më të mira të ditës dhe të fesë, në përgjithësi. Mirëpo, edhe pse është i lehtë për t’u kryer, shohim që, përsëri, te besimtarët ka dilema dhe gabime gjatë faljes. Për ta pasur një pasqyrë më të lehtë dhe për t’i paraqitur karakteristikat e përbashkëta të disa veprimeve në namaz, varësisht llojit të tij, kemi paraqitur këtë radhitje:

1. Në reqatin e parë, te gjithë namazet, lexohet Subhaneke, Edhu bil-lahi, Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.

2. Në reqatin e dytë, te gjithë namazet, lexohet Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.

3. Në reqatin e tretë, te gjithë namazet farz, lexohet Bismil-lahi dhe Elhami.

4. Në reqatin e tretë të sunnetit të drekës, të sunnetit të xhumasë dhe të sunnetit të fundit të xhumasë, lexohet Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.

5. Në reqatin e tretë të sunnetit të iqindisë, të sunnetit të jacisë dhe te gjithë namazet nafile katërreqatësh, lexohet Subhaneke, Edhubil-lahi, Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.

6. Në reqatin e katërt në të gjithë sunnet dhe në të gjithë namazet nafile katërreqatësh lexohet Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.

7. Ne reqatin e tretë të namazit të vitrit lexohet Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha), një sure dhe duaja e kunutit.

8. Në uljen e parë, te gjithë namazet farz, te sunneti i drekës, sunneti i xhumasë dhe sunneti i fundit i xhumasë, lexohet vetëm Ettehijjatu.

9. Në uljen e parë, te sunneti i iqindisë, sunneti i jacisë dhe te gjithë namazet nafile katërreqatësh, lexohet Ettehijjatu dhe Salavati.

10. Në uljen e fundit, te të gjithë namazet, lexohet Ettehijjatu, salavati dhe duaja.

 

Plotësoi dhe përktheu:
Mehas Alija

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply