Namazi dhe Faraoni, Karuni, Hamani dhe Ubej ibn Halef

Allahu thotë ne Kur’an: ”E faraoni tha: ”O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, mi pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar.” (El-Kasas 38)

Hamani ishte minister dhe keshilltar i Faraonit, i cili kishte bere pune te këqija nen urdherat e Faraonit.

Allahu thote ne Kur’an: ”Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: ”Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!” (El-Kasas 76)

”Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.” (El-Kasas 81)

Karuni ka qene djali i agjes se Musait alejhi selam. Keshtu kane thene disa dijetare, si: Ibrahim En-Nehaiju, Malik Ibn Dinari, Katade, Ibn Xhurejxhi etj.” (Taberiju, v.12, f.616)

Allahu subhanehu ue teala, ka thene ne Kur’an se per mendjemadhesine dhe krenarine e Karunit ndaj popullit te tij, si dhe qëndrimin e tij arrogant ndaj tyre, e ka fundosur ate se bashku me pallatin e tij ne toke.

Ndersa per Ubej Ibn Halefin, Ibn Is’haku rahimehullah, ka thene: ”Kur e takonte Ubej Ibn Halefi Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, ne Meke i thoshte: ”O Muhammed, une kam mbrojtje, kalin te cilin e mbaj per cdo dite me nje ferek kallamboq. Me te do te mbys.” Kurse, i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i thoshte: ”Jo, por une do te te mbyse, nese don Allahu.”

Ky person eshte i vetmi te cilin e ka mbytur i Derguari salallahu alejhi ue selem. (”Silsiletu Mearikil-Islami Uhud”, 163).

Ndersa se pse keta persona kane me u ringjalle se bashku me Hamanin, Karunin dhe Ubej Ibn Halefin, transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, radiallahu anhu, te kete thene: ”Kush e ruan (namazin) do ta kete drite, argument dhe shpetim ne Diten e Gjykimit.
E kush nuk e ruan, nuk do te kete drite e as argument e as shpetim ne Diten e Gjykimit.

Dhe do te jete Diten e Gjykimit me Faraonin, Karunin, Hamanin dhe Ubej Ibn Halefin.” (Transmeton Ahmedi, Ibn Hibani ne Sahihun e tij dhe Taberiu ne El-Esvatu dhe ne El-Kebir).

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply