Fragmente

Nafaka do ta arriijë njeriun edhe nëse ai ik nga ajo

Hazreti Aliu (r.a.) erdhi me deve para xhamisë dhe i tha një të riu që t’ia ruante devenë, deisa ta falë namazin. I riu e hoqi litarin nga devja, e mori dhe iku.

Kur hazreti Aliu (r.a.) doli nga xhamia dhe e pa devenë pa litar, e thirri një tjetër djalë të ri dhe i dha 20 dërhemë që të shkojë në treg e ta blejë një litar.

Kur, çka ndodhi, ky djali i ri në treg e takoi atë të parin dhe prej tij e bleu një litar për 20 dërhemë.

Kur ia solli litarin djaloshi, hazreti Aliu (r.a.) tha: “Unë gjithsesi mendova t’i jepja atij 20 dërhemë për ruajtjen e devesë, mirëpo, ai nuk bëri durim, dhe atë që e kishte të përcaktuar (shkruar) për ta fituar – e mori, por me haram!“

Nafaka do të vijë, nga njëra anë ose nga ana tjetër, por më mirë është të vijë me hallall.
Populli ynë thotë: „Çka sjell shejtani, atë edhe e merr ai!“ ose – „Qysh vjen ashtu edhe shkon!“

Përktheu: Miftar Ajdini