Myslimanët në Spanjë vazhdojnë protestat kundër sulmeve terroriste

Qytetarët myslimanë në qytetin Barcelonë të Spanjës kanë vazhduar protestat e tyre duke dënuar sulmet dhe aktet terroriste.

Kanali IPTN njofton se myslimanët në Spanjë kanë lëshuar slogane duke dënuar sulmet terroriste në Barcelonë. Edhe ditën e dielë, myslimanët e Spanjë me demonstrata nëpër rrugë kanë dënuar sulmin fundit terrorist të ndodhur në këtë vend.

Të paktën 13 vetë humbën jetën dhe 100 të tjerë u lënduan pasi një furgon hyri në zonën e famshme turistike të Barcelonës, Las Ramblas, duke përplasur kalimtarët e duke ngjallur tmerr dhe panik.

Policia katalanase konfirmoi vrasjen e Younes Abouyaaqoub, 22-vjeçarit maroken që dyshohet të ketë qenë shoferi i furgonit që përplasi këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës të enjten, duke vrarë 13 vetë dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.

22-vjeçari u vra gjatë një operacioni policor të kryer në Subirats, në perëndim të Barcelonës.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply