Globus

Muslimanët në Austri i presin ditë të vështira

Muslimanët që jetojnë në Austri janë të shqetësuar se fraza “Islami politik”, që nuk është përcaktuar qartë në programin e qeverisë së ekstremit të djathtë, po përdoret si një mbulesë për praktikat që do të çonin në reduktimin e lirive dhe të jetesës fetare, raporton Anaolu Agency (AA).

Qeveria e koalicionit e themeluar nga Partia Popullore Austriake e qendrës së djathtë (ÖVP) dhe Partia e Lirisë ekstreme e djathtë (FPÖ), e cila filloi detyrën në Austri më 18 dhjetor, tërheq vëmendjen me programin ku pjesët themelore e përbëjnë temat për të huajt, refugjatët dhe anti-islamizmi.

Në programin 180 faqesh të qeverisë, fakti që fjala islame përmendet 21 herë me shprehje negative si “terrorizmi” dhe shprehja “Islami politik” e përmendur edhe në programin qeveritar edhe gjatë bisedimeve të koalicionit, si dhe fakti që qeveria nuk e përcakton plotësisht se çfarë kërkon, po shkaktojnë shqetësime për muslimanët që jetojnë në këtë vend.

Organizatat joqeveritare, kanë tërhequr vëmendjen kryesisht tek fraza “Isalmi politik” që nuk është përcaktuar dhe është lënë e hapur, duke u theksuar shpesh në programin e qeverisë. Gjithashtu organizatat janë të shqetësuara se koalicioni i ekstremit të djathtë me këtë shprehje të papërcaktuar do të vendosë në zbatim sanksione dhe kufizime për liritë fetare të muslimanëve.

Përcaktimi i anëtarëve të një feje të pranuar zyrtarisht në Austri si një çështje sigurie dhe përpjekja për të rritur kontrollet për këtë arsye në programin e qeverisë ku nuk janë përmendur grupe apo fe të tjera përveç Islamit dhe muslimanëve, është komentuar nga shumë ekspertë dhe opinionistë si tjetërsim i vetëdijshëm i një grupi të caktuar.

Ndër të tjera në programin e qeverisë planifikohet rritja e kontrolleve ndaj institucioneve arsimore, shoqatave dhe fondacioneve që u përkasin muslimanëve, si dhe mbylljen e tyre me pretendimin se janë në kundërshtim me ligjin.

Në program theksohet se do të zhvillohen kontrolle instensive për pakësimin e ndikimeve të jashtme në xhamitë dhe institucionet muslimane ku jepen mësime fetare, si dhe parashikohet përdorimi i një përkthimi standard të Kur-anit.

– “Nën maskën e koncepteve të ndryshme po kryhet armiqësi ndaj Islamit”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë (İGGÖ), duke folur për AA ka bërë të ditur se politikanët që nuk kanë njohuri rreth fesë islame dhe të ashtuquajturit ekspertë duke krijuar konfuzion rreth koncepteve kanë shkaktuar që të formohen qajse negative në shoqëri kundrejt muslimanëve.

“Kohët e fundit me koncepte të ndryshme po përpiqen të bëjnë armiqësi ndaj Islamit”, ka nënvizuar Olgun, duke bërë të ditur se Bashkësia Islame është bashkëbiseduesi zyrtar për çdo çështje që ka të bëjë me Islamin. Duke treguar se në të kaluarën abuzimet janë bërë në emër të shumë feve, Olgun u shpreh se një qasje e tillë ndaj Islamit do të ishte e papranueshme, ndërkohë që nuk janë përdorur shprehje të tilla si krishterimi politik ose judaizmi.

– “Me shprehjen ‘Islami politik’ janë në shënjestër të gjithë muslimanët”

Lektori i Shkencave Politike në Universitetin Georgetown, Farid Hafez, e ka përcaktuar qeverinë e re të formuar nga partitë e qendrës së djathtë dhe të djathtës ekstreme si “një qeveri që dëshiron të vendosë në zbatim politikën ekstreme të krahut të djathtë, që përkrah pjesën me të ardhura të larta të shoqërisë, të cilët injorojnë qytetarët me të ardhura të ulëta dhe që janë kundër muslimanëve, emigrantëve dhe të huajve”.

Pasi vuri në dukje se programi i qeverisë është trajtuar në një mënyrë shumë të detajuar dhe se shprehja “Islami politik” është përdorur në një mënyrë shumë të paqartë dhe e hapur për tu interpretuar, Hafez tha se “Me shprehjen ‘Islami politik’ janë në shënjestër pothuajse të gjithë muslimanët”.

Më tej Hafez ka shtuar se të gjitha formësimet islamike të organizuara në vend do të jenë nën vëzhgimin e qeverisë së re dhe se në programin e qeverisë ka një ndikim të dukshëm të partisë së krahut të djathtë ekstrem FPÖ.

“Shprehja ‘Islami politik’ e përdorur në programin e qeverisë është një term shumë elastik dhe i paspecifikuar që interpretimi i është lënë plotësisht qeverisë. Gjëja më e rrezikshme këtu është se ajo do të përdoret si një lloj arme politike. Nuk duhet të lejohet kjo dhe duhet të shfaqet një qëndrim kundër kësaj”, ka vlerësuar ndër të tjera Hafez.