Globus

Mursi ballafaqohet me vdekje të ngadaltë për shkak të torturave

671views

Ish kryetari egjiptian, dr. Muhammed Mursi mund të vdes me një “vdekje të ngadaltë”, nëse i pamundësohet trajtimi mjekësor.

Dr. Maha Azzam, kryetarja e Këshillit revolucionar egjiptian, deklaroi për MEMO se mosdhënia e medikamenteve paraqet një formë torture dhe thërret bashkësinë ndërkombëtare që të intervenoj sa më shpejtë në mënyrë që të siguroj mirëqenien e tij. Dr. Azzam sqaroi se torturimi sistematik është një gjë e zakonshme nëpër burgjet egjiptiane, ndërsa përgjegjës për këtë janë autoritetet egjiptiane.

Dr. Mursi është diabetik dhe vuan edhe nga tensioni i lartë i gjakut dhe mëlçia dhe gjendet në kushte të tmerrshme në burgun Tora në Kajro. Mursi është dënuar për një sërë akuza, ndër të cilat edhe për dëmtim të interesit kombëtar kinse u ka dhënë sekrete shtetërore vendeve të huaja dhe vrasjen e demonstruesve në protestat e vitit 2012. Fillimisht iu shqiptua dënim me vdekje, por në seancën e fundit gjyqësore në vitin 2016 u anulua.

Ahmed el-Attar, studiues i të drejtave të njeriut në Organizatën e të drejtave e lirive të Egjiptit, për MEMO-n ka deklaruar se në shumë raste ka kërkuar kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ky mohim dhe kjo torturë ndodh me të gjithë të burgosurit politik.

Muhammad Mursi është kryetari i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, i cili erdhi në pushtet në vitin 2012 përpara rivalit të tij, Ahmed Shefik. Dr. Mursi ishte anëtar i Vëllezërve Muslimanë, një grup që tani nën regjimin e gjeneralit es-Sisi është i ndaluar.

Burgosja e Mursit pasoi menjëherë pas grusht shtetit në korrik të vitit 2013, që e udhëhoqi Es-Sisi dhe i cili tani është në garë për të fituar mandatin e dytë pasi që paraprakisht i eliminoi të gjithë kandidatët potencial opozitar.

Dr. Azzam potencon se Mursi është kryetari i parë i zgjedhur në mënyrë të lirë, prandaj të gjitha vendet demokratike bartin përgjegjësi për sigurinë dhe mirëqenien e tij, në veçanti tani gjatë zgjedhjeve, meqë në Egjipt nuk plotësohen standardet botërore për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Dr. Mursi është vetëm një nga 60 000 mijë të burgosur politik që gjendet nëpër burgjet egjiptiane. Human Rights Watch sipas organizatave për të drejtat e njeriut në Egjipt, njofton se 30 vetë kanë vdekur si pasojë e torturimit në mes viteve 2013 – 2015. Në vitin 2016, avokatët e ECRF morën 830 ankesa për tortura dhe 14 persona të tjerë vdiqën si rezultat i torturës në paraburgim.

[Breziiri]