Mund të blejsh produkte për bukuri, por jo edhe karakter dhe përgjegjësi!

Mund të blejsh produkte për bukuri dhe rigjenerim të lëkurës, por jo edhe karakter dhe përgjegjësi!

Ekzistojnë dyqane ku mund të blejsh grim të jashtëzakonshëm, kostum me markë të njohur apo këpucë të mira, me të cilat mund të “blini” një copë reputacion; por nuk ka dyqane ku mund të blini mirësi ose zemër të hapur, të sinqertë dhe të ndershme.

Ekzistojnë mjaftë qendra tregtare ku mund të blini produkte të ndryshme dhe preparate për rini dhe bukuri dhe gjithçka që të bën të paraqitesh më i mirë, më i madh, më i fortë, më superior nga të tjerët; por ama një gjë nuk mund ta blini – karakterin dhe përgjegjësinë tënde.

Ekzistojnë palestra ku mund të frysh muskujt, apo të marrish ngjyrë të flaktë të lëkure, por nuk ka vende ku fjala jote mund të bëhet autoritare dhe e sinqertë, që njerëzit të të besojnë më tepër. Këto të fundit duhet t’i meritosh dhe duhet dhënë mund dhe angazhim maksimal.

Nuk mund të blejsh një mik të vërtetë edhe  krahas pasurisë, ngase njerëzit ikin nga ty atëherë kur ti ndryshon prioritetet apo ia fillon të harxhosh në gjëra të tjera, dhe nuk ke kohë të ndash për mikun tënd.

Nuk mund të blejsh shëndet, por mund të blejsh sa të duash medikamente dhe në anën tjetër nuk mund të ikësh nga mendimet që të shkaktojnë të ndjehesh mirë apo keq.

Nuk mund të blejsh as kohë. Ja këtu qëndron drejtësia Hyjnore para të gjithëve. Kur të vetëdijesohesh për këtë fakt, atëherë do t’ia japësh rëndësinë e duhur. Nuk do ta harxhosh në gjëra të kota, por do të merresh me gjëra dhe njerëz me të cilët ndjenë sa bukur është kur mund për dikë të jesh i dobishëm, të duash dhe të të duan.

Autor: M.Zhuvela
Përshtati: Lutfi Muaremi

www.breziiri.com

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply