Islamisitikë

Muhammedi a.s. është caktuar për pejgamber para krijimit të Ademit a.s.

Allahu, xh.sh., e ka caktuar që Muhammedi, s.a.v.s., të jetë i dërguari i fundit edhe para krijimit të Ademit, a.s., që e vërtetojnë hadithet në vijim:

Ebu Herejre, r.a., rrëfen se as’habët e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut, kur është caktuar që ti të jesh i dërguar? Ai ka thënë: Kur Ademi, a.s., ka qenë ndërmjet shpirtit e trupit (as shpirt as trup – përkth.).”[1]

Irbad ibn Sarije, r.a., rrëfen se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, ka thënë: “Unë jam caktuar tek Allahu, xh.sh., si i dërguar i fundit, kurse Ademi a.s., ka qenë i shtrirë mbi pluhurin e tij (gjatë krijimit).” [2]

Hadithe me përmbajtje të njëjtë transmetojnë edhe as’habë të tjerë.

____________________

[1]Hadithi është sahih, kurse e shënojnë Tirmidhi dhe Hakimi

[2]Ahmedi, Hakimi dhe Ibn Hibbani.

(Breziiri)