Mjekrra dhe dispozita e saj

Akademia për fetva – Egypt, nr. 2316

Lëshimi i mjekrrës dhe mos rruajtja e saj është praktikë e Pejgamberit a.s.. 
Ai e rregullonte, e shkurtonte nga anët e saj dhe nga pjesa e epërme, që të dukej e bukur dhe të jetë e përshtatshme
me pamjen e përgjithshme.

Ai kujdesej për mjekrrën duke e pastruar, duke e larë me ujë
dhe duke e krehur.

Preferohet që të mos jetë e gjatë më tepër se kapja e saj me dorë.

Bartja e mjekrrës fillon qysh nga dalja e saj në rini.

Sahabët Allahu qoftë i kënqur me ta, e pasonin Pejgamberin s.a.v.s. në atë që bënte dhe e përzgjedhte për veprim.

Janë transmetuar hadithe profetike të cilat motivojnë në bartjen e mjekrrës, mirëmbajtjen dhe kujdesin për pastërtinë e saj.. Sikur Hadithet që motivojnë në Misvakun, prerjen e thonjëve dhe të mustaqeve.

– Disa Fukaha ( Dijetarë të Fikhut- dispozitave islame ), këto hadithe i kanë llogaritur si obligative, por duke e preferuar rregullimin e saj dhe shkurtimin sa mund të kapet me dorë, sikur që theksuam më parë.
– Kurse disa Fukaha të tjerë, urdhëresën për bartjen e mjekrrës në këto Hadithe, nuk e kan llogaritur për obligim, por për preferencë të veprës së mirë.

Nga gjithë këto mendime del se: Bartja e mjekrrës është synet, që praktikuesi i saj shpërblehet, kurse mos praktikuesi i saj nuk dënohet.

Muslimani duhet që të ndjek atë që është e përshtatshme me mjedisin e tij ku jeton, dhe me atë, që njerëzit janë të adaptuar, duke mos ra në kundërshtim me argumentet, ose ndonjë dispozitë që nuk ka dilemë në to.

Përktheu: Ragmi Destani

Artikuj të ngjashëm: