Milaim Zeka i shau të gjitha nënat shqiptare

Fjalët e ulëta, ofendimet, si dhe rrahja e dy deputetëve të parlamentit të Kosovës, Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, janë gjeste shumë të ulta dhe fëmijërore. Kjo edhe njëherë tregon për nivelin e ulët të moralit, qytetetarisë dhe kulturës së deputetëve në fjalë.

Është kohë  e fundit që partitë politike, e sidomos ato parti në të cilat veprojnë këta deputetë, të reflektojnë dhe të marrin masa disiplinore ndaj delikuentëve dhe të pamoralshmëve, mbase edhe t’i përjashtojnë nga rradhët e tyre. Fëmijët tanë, të rinjtë, vajzat dhe motrat tona, nuk duhet të shohin më sekma të tilla të ulta prej injorance.

Më e ulta e gjithë kësaj është sharrja e nënës së deputetit Frashër Krasniqi nga Milaim Zeka. Ky i fundit, shpesh herë, është shfaqur vullgar dhe sharrës i dinjitetit të femrës, gruas dhe nënës shqiptare.

Të ofendosh dhe shashë një nënë është nga turpësitë më të mëdha që mund t’i bëj njeriu. Mbase edhe fetarisht kjo gjë është e padiskutueshme. Vetë Muhammedi a.s., ka thënë se kush e shanë nënën e dikujt tjetër, e ka sharë nënën e vetë.

Milaim Zeka, me sharrjen publike që bëri ndaj një nëne, ka sharë të gjitha nënat shqiptare. Turp të keni, zotri deputet, Milaim Zeka!

Mehas Alija

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply