Mësoni t’i vlerësoni shprehjet më të vogla të mirësisë!

Buzëqeshja e dhuruar nuk paraqet gjë të vogël, por ashtu mund t’u duket vetëm atyre që nuk e dhurojnë lehtë. Ngjashëm është edhe me fjalën e mirë, prekjen e butë dhe përqafimin. Gjestet e tilla të zakonshme flasin aq shumë sa që edhe folësit dhe predikuesit më të aftë nuk janë në gjendje të thonë aq sa mund të shpreh personi i cili sinqerisht të buzëqesh apo përqafon.

Mëso t’i vlerësosh edhe shprehjet më të vogla të mirësisë!
Fakti që nuk e morët nga tjetri atë që donit, nuk do të thotë se ai dikush nuk ju dha gjithçka posedonte, apo që nuk ua ka dhuruar veten. Mëso të vlerësosh aktet e vogla të mirësisë. Në të vërtetë njeriut i janë dhënë në disponim shumë  gjëra, energjinë dhe domethënien e të cilëve nuk e vërejnë, po kanë aftësinë e ndryshimit të individëve, marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe përfundimisht gjithë shoqërisë.

Mëso t’i vlerësosh edhe shprehjet më të vogla të mirësisë!
Mos e ngarko veten me fjalët ofenduese që dikush ti tha, plagët që ti shkaktoi etj., por fillo të mendosh dhe vlerësosh ata që të kanë bërë ndonjë vepër të mirë. Kjo paraqet rrugën e vetme se mund të jesh i lumtur edhe pse nuk posedon shumë, apo nuk të janë plotësuar të gjitha dëshirat.
Mëso ta vlerësosh çastin nëse dikush të përshëndeti, të qerasi një kafe, hëngrët drekë së bashku, dolët jashtë të ecni, të besoi diçka që nuk i ka treguar askujt etj. Dije që këto janë gjëra të mëdha!

Mëso t’i vlerësosh edhe shprehjet më të vogla të mirësisë!
Sa herë që të vëresh ndonjë akt të tillë mirësie, dije që ajo paraqet mesazh jetësor se ti je i përzgjedhuri për të përcjell mëtutje mençurinë më të madhe tek të tjerët. Njerëzit e tillë meritojnë respekt të jashtëzakonshëm, sepse ata janë njerëzit që e ndryshojnë botën në të mirë. Bashkohuni me ta, bashkohuni me ata që, me shprehje të vogla të mirësisë, kanë vendosur ta transformojnë këtë vend.

Autor: M. Zhuvela
Përktheu: Lutfi Muaremi
www.breziiri.com

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply