Mesazh urimi nga Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër me rastin e Fitër-Bajramit

Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Të nderuar vëllezër dhe motra

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ) njofton komunitetin musliman shqiptarë që jeton dhe vepron në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, respektivisht të dielën, më 25.06.2017.

Të nderuar vëllezër dhe motra

Fitër-Bajrami është një mundësi e madhe që në familjet tona të përhapim mëshirën, dashurinë, respektin dhe lumturinë. Le të jenë urimet tona gëzim i shpërndarë për njëri-tjetrin, për vëllezërit dhe motrat tona, për shokët dhe miqët tanë.

Urimin e Bajramit të Ramazanit e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët në Zvicër, pastaj për të gjithë ata muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për muslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën mbarë muslimane.

Allahu ynë na e mundësoftë që të jetojmë në paqe dhe dashuri! Edhe njëherë gëzimi dhe harreja qofshin me ju, me familjet dhe miqtë tuaj!

Me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!

Mr. Nehat Ismaili, kryetar

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply