Mesazh drejtuar botës nga djaloshi rohinj në Mianmar

[Jashimi 12 vjeçar nga shteti Rokhingya, i cili para 13 ditëve emigroi nga Mianmari]

Quhem Jashim dhe jam dymbëdhjetë vjeç. Para fillimit të krizës shkoja në shkollë. Lëndë të preferuar e kam pasur gjuhën angleze, meqë kam menduar se nëse e përvetësoj mirë gjuhën angleze, do të mund të komunikoi me njerëz anekënd botës dhe do të mund t’ua përcjell mendimet e mia. Shpresoj që së shpejti do t’i vazhdoj mësimet sepse dëshiroj të bëhem mësues.

Pas ndërhyrjes së ushtrisë në fshatin tonë, ishim të detyruar të ikim dhe të fshiheshim. Vërejta shumë ushtarë, ndoshta 100 apo 200 vetë. Ata gjuanin pas nesh dhe na i digjnin shtëpitë, kam qenë tepër i frikësuar.

Fshiheshim në xhungël, mandej filluam të lëvizim në drejtim të Bangladeshit. Na u deshën 13 ditë.

Ishte ky një udhëtim jashtëzakonisht i rëndë sepse duhej të kalonim përmes kodrinave të mëdha dhe lumenjve. Ndërsa ecnim kisha frikë se në çdo skaj na pret ushtria, ndërsa pak para se të kalonim në Bangladesh duhej të ishim tej mase të kujdesshëm, sepse ushtria kishte minuar vendkalimet.

Jam tepër i shqetësuar për shkak të fshatrave tanë, sepse tani s’ka asnjeri atje. Nuk kemi marrë asgjë me vete, ashtu që kemi humbë gjithçka. Këtu jam me nënën, ndërsa babai im është akoma në shtetin Rokhing. Na tha që të shpëtojmë ne, ndërsa ai do të na bashkangjitet më vonë, dhe që atëherë nuk kemi asnjë informatë nga ai. Brengosem nëse e ka gjetur ushtria apo ka shkelur në ndonjë bombë.

Më vjen mirë që jemi të sigurt, por këtu kushtet janë të rënda, nuk kemi shtëpi dhe jemi të detyruar të flemë në terren të lagësht.

Mesazhi im për botën është se ne jemi qytetarët e Mianmarit, dhe ata doemos të na shpallin qytetarë, vetëm ashtu do të jemi të lumtur. Kjo është e tëra që dëshirojmë.

Tregimin ia shprehu Katie Arnold në strehimoren në Unchi Prank në Çittagong, bagladesh.

Burimi: Islambosna.ba

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply