Globus

Merkel kundër vendimit të Trump-it për Jerusalemin

604views

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk pajtohet me vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për njohjen Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolia.

“Në lidhje me këtë çëshjte, Gjermania ndjek rezolutat e Kombeve të Bashkuara  të cilat përfshijnë bisedimet mbi statusin e Jerusalemit në kuadrin e negociatave që synojnë krijimin e dy shteteve.” Ne dëshirojmë intensifikimin e këtij procesi, por në këtë kontekst nuk pajtohemi me vendimin e Presidentit Trump.” u tha Merkel gazetarëve pas takimit në Berlin me presidentin e qeverisë libiane të unitetit kombëtar Fayez al-Sarri.

E pyetur për vendimin e Trump-it mbi Jeruzalemin, ajo u përgjigj se vendet evropiane mund të bëjnë përpjekjet e nevojshme për Lindjen e Mesme, megjithatë, për suksesin e plotë, është e nevojshme përfshirja e SHBA-ve.

Burimi: AJ+

 (Breziiri)