Mëkatarët nga Beni Izraelitët turpëroheshin publikisht

Kur dikush nga Bijtë e Israelit bënte ndonjë mëkat ose nëse shfaqte padëgjueshmëri, në dyert e shtëpive të tyre shkruhej: “Ky dhe ky, kanë bërë këtë dhe atë. Shpagesa për këtë është kjo dhe kjo.” Këtë mund ta lexonin të gjithë, si njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe të diturit nga mesi i tyre.

Ky ishte një denim për ta për mëkatin dhe padëgjueshmërinë që bënin, e që u zbulohej shpejt.

Nga ana tjetër, për Ummetin e Muhammedit a.s., Allahu xh.sh. bëri që, nga mëshira e Tij, t’ua mbajë sekret punët dhe veprat e tyre, përderisa sa ata vetë nuk i zbulojnë.

“Tërë Ummeti im është i falur, përveç atyre që mëkatet i bëjnë publikisht (pra i shpalosin). Njëriu natën e bën një mëkat, dhe të nesërmen, pasi që Allahu ia ka shfehur, ai shkon dhe i tregon tjetrit, duke i thënë: “Mbrëm e bëra këtë e këtë vepër”. Krijuesi i tij e ka mbuluar, kurse ai të nesërmen e zbulon atë mëkatë”. (Buhari dhe Muslimi)

Prandaj, inkurajuar nga hadithi, mund të shprehim falënderime të pafundta për Krijuesin tonë për këtë privilegj na ka dhuruar, e që popujt përpara nesh nuk e ka pasur.

Mëkati është shkatërrues, por rrëndohet më shumë kur ai rrëfehet pastaj.

Përktheu: Mehas Alija

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply