Me xhaminë e Esnafit, dikur sheshi i Tiranës dukej ndryshe

Xhamia e Karapicit, e quajtur ndryshe Xhamia e Esnafit, e ndërtuar në shekullin XVIII. Sipas traditës, familja Karapici e restauroi në mesin e shekullit XIX, (1858). Xhamia u shpronësua nga shteti dhe u prish në vitin 1929, për hapjen dhe rregullimin e sheshit “Skenderbej”, dhe në vend të saj u ndërtua Bashkia e Tironës, (1930-1), e cila u prish në vitin 1980.

Përndryshe, qyteti i Tiranës, me bukuritë dhe xhamitë e veta, i ka impresiunuar edhe udhëpërshkruesit e famshëm, siç ka qenë Evlija Çelebiu.

“Ka xhamia, hane, hamame, ka carshinë dhe sheshin e pazarit, vreshtët dhe kopshtet janë të panumërta. ( Evlia Çelebi, udhëpërshkrues turk, 1662)

“Tiranës i bien në sy, në radhë të parë, xhamitë e saj të stolisura me ngjyra të shkëlqyera dhe elegante, që u japin një tërheqësi të panjohur në faltoret e këtyre viseve.”  (Eduard Lir, piktor dhe udhëpërshkrues anglez 1848)

” …Tirana është një qytet i sheshtë, me rrugë të gjera me shumë ujëra të rrjedhshëm, me një carshi të madhe dhe me gjallëri. Kur hyn në qytet nga rruga e Shkodrës shihen dy xhami të bukura. Ka disa xhami e mesxhide të tjera dhe dy medrese…” (Sami Frashëri,  Kamus al Alam 1892)

Vallë, kush e mbuloi me nje pamje tjetër sheshin e xhamive të Tiranës? Pse muslimanëve u është mbuluar sot historia e tyre?

Xhami që mbanin mbi vete copëza të rëndësishme të historisë së Tiranës, u shkatërruan sistematikisht, për të shkëputur lidhjet me të kaluarën dhe t’i përgjigjeshin kushteve dhe rrethanave të reja, të krijuara nga ideologjia komuniste.

(Breziiri)

 

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply