Histori islame

Më pëlqen tregimi për Jusufin a.s. fillon me ëndërr, ndërsa përfundon me realitet

760views

Një njeri i mençur ishte pyetur: Çka është lumturia?

Ai ishte përgjigjur: „Shëndeti në këtë botë (dynja) dhe falja në botën tjetër (ahiret).“

Injortant nuk është ai që nuk di të lexojë e të shkruajë, por injorant i vërtetë është ai që e di drejtimin e kibles, por nuk e fal namazin.

Bamirësia jote ndaj njerëzve të tjerë nuk do të harrohet.
Prandaj, mos të vjen keq për momentet në të cilat e ke bërë dikënd të lumtur, madje edhe nëse ai nuk e ka merituar atë.

Bëju diçka të bukur në jetën e atyre që të njohin, sepse na mjafton që e kemi Zot, Atë që të mirën e shpërblen me të mirë.

Mos i bëjë keq atij që të do, mos i thuaj jam i zënë atij që ka nevojë për ty, mos e mashtro atë që të beson, mos e harro atë i cili vazhdimisht të kujton.

Dielli nuk të pret që ti të zgjohesh për ta dhuruar dritën, as lulja nuk të pret që t’i afrohesh për ta dhuruar aromën. Bëju si dielli dhe si lulja dhe nxito për të dhuruar.

Çdo gjë e ka një shans të dytë përveç ndershmërisë dhe besnikërisë, kur t’i humbasësh ato kurrë nuk do kthehen përsëri, edhe nëse ju ofrohen mijëra shanse.

Unë e dua tregimin për Jusufin (a.s.), sepse fillon me ëndërr, ndërsa përfundon me realitet.

Përshtati: Miftar Ajdini